Nënkryetari i PD: Protesta do të jetë mosbindje civile, nuk i dorëzojmë kauzat e qytetarëve, nuk shesim pluralizmin

Nënkryetari i PD: Protesta do të jetë mosbindje civile, nuk i dorëzojmë kauzat e qytetarëve, nuk shesim pluralizmin

19:25, 19/02/2024
A+ Aa A-

Mos na numëroni, por shihni frekuencën, rezistencën, qëndrueshmërinë. Këtë mesazh përcolli nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi për protestën e nesërme të thirrur nga opozita. Në studion e A2 CNN, Boçi theksoi se kjo protestë do të jetë masive dhe paralajmëroi mosbindje civile.

“Mos na numëroni por shihni frekuencën, rezistencën, qëndrueshmërinë. Dhe ky lexim i qartë tregon shumë gjëra. Shpesh jemi gjendur si PD në situata të tilla edhe në ‘97 e 2001 e 2005 dhe nuk ka qenë llogaria e numrave që ka sjellë reagimin, por ka qenë qëndresa. Kemi ditë që bëjmë një protestë te rruga e shpresës. Në këndvështrimin tim tregon shumë, njerëzit janë të vendosur, ne jemi të vendosur nuk e dorëzojmë opozitën nuk dorëzojmë kauzat tona e të qytetarëve, nuk e shesim pluralizmin, do të vazhdojmë të qëndrojmë. Numrat janë themelorë, por edhe kur ka pasur numra kundërshtari ka lëshuar elementë të tjerë që ta demolojë protestën. Kjo protestë do jetë edhe masive për ata që kanë qejf numrat dhe e fortë në aktet e saj dhe mesazhet e saj. Mosbindja civile është kërkuar vazhdimisht dhe një aspektet është bllokimi i jetës normale afekton një pjesë të qytetarëve por kërkohet mirëkuptimi i tyre në vazhdimësi të protestave duke marrë shembullin e vendeve europiane”.

Boçi theksoi se ka solidaritet të qytetarëve me kauzat e tyre dhe ato politike, Boçi ngriti disa pikëpyetje për sistemin demokratik.

“Ka një afrimitet e solidaritet dhe atashim të qytetarëve me kauzat e tyre dhe kauzën tonë politike, shprehin gatishmëri në të gjitha takimet. Kjo është edhe njerëzore dhe kundërshtuese ndaj qeverisë. Momenti kur qytetari zbraz ofshamën e tij për qeverisjen. Ky kontakt është shëruar për politikën dhe pjesën e problemeve të qytetarit. Aktet e kësaj qeverisje kanë qenë të tilla që kanë dashur reagim të fortë. Halli i qytetari është halli im. Komunikimet e qytetarëve janë me opozitën. Pse opozita të mos ketë komisionet hetimore sipas ligjit, jo sipas ligjit të Ramës? Pse të ketë rregullore për dënim të deputetëve duke i penguar veprimtarinë parlamentare? Pse të ketë mospërputhje mes një hetimi dhe masës si ndaj zotit Berisha?  Dimë ta lexojmë ligjin dhe ligji ka një lexim, jo dy lexime dhe të pushojnë goditjet politike ndaj opozitës”.

Ai akuzoi qeverisjen si të kapur nga krimi dhe duke goditur institucionet kryesore, sikurse parlamentin, sie dhe duke luftuar PD-në.

“Kauzat qytetare janë të lidhura me qeverisjen kur është e korruptuar, kur godet mirëqenien e tij, shoqërohet me skandale e afera. Kur godet sigurinë shëndetësore e arsimore, por edhe sigurinë sociale dhe këto janë të rrëzuara. Përballë kemi një qeverisje që është përqendruar tek interesi financiar. Qeverisja është kapur në marrëdhënie të ngushta me krimin dhe vetë ka dalë në formën e krimit të grupit të strukturuar kriminal, mungesë parimesh e parametrash të demokracisë. Është dëmtuar sistemi demokratik, duke goditur institucionet kryesore dhe një nga institucionet kryesore krahas sistemit të drejtësisë është parlamenti, që bën balancën e ekzekutivit ku hapësira e opozitës nuk ekziston më, roli i opozitës përkthehet në rolin e qytetarit nuk ka jetë dhe qytetari nuk ka fat të kontrollojë ekzekutivin  që i vjen në forma arbitrare. Është edhe kauza politike, mazhoranca ka goditur standardet demokratike duke dashur të eliminojë opozitën duke luftuar PD, duke goditur liderin”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco