Protesta e opozitës më 20 shkurt, skenarët që priten të ndodhin, Atird Hoxha: Jo datë rastësore

10:34, 19/02/2024
A+ Aa A-

Protesta që do të mbajë opozita më 20 shkurt,në Tiranë pritet që të jetë një  datë historike për demokracinë shqiptare.

Në një intervistë për SYRI TV kreu i Partisë Demokratike në Vlorë u shpreh se po vijojnë përgatitjet për të marrë pjesë në protestën e datës 20. Pavarësisht nga parashikimet se pritet që kjo protestë mos të jetë edhe aq e qetë, Hoxha u shpreh se do të donte që kjo protestë të ishte paqësore.

Rrëzimi i bustit te Enver Hoxhës ne 20 shkurt 1991 është padyshim një ndër ngjarjet më të spikatura që ndikuan në rënien totale te regjimit komunist ne Shqipëri.

Kjo datë është e zgjedhur nga kreu i PD Sali Berisha, duke njësuar situatën e viteve 90 me situatën e sotme politike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco