KAFE SHQETO/ Fermerët në protestë, Sharka: Braçe derdh lot krokodili

10:01, 19/02/2024
A+ Aa A-

Drejtues i Sektorit të Politikave Agrare nga Departamenti i Bujqësisë pranë PD-së, Eduart Sharka ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në SYRI TV, ku komentoi protestat e fermerëve në Shqipëri.

Sharka komentoi edhe qëndrimet e deputetit socialist, Erion Braçe, duke thënë se ai derdh lot krokodili për fermerët

"Erion Braçe ka derdhur lot krokodili për fermerët, dhe ata që nuk e njohin në pamje të parë, duket si një gazetar terreni, kur në fakt paguhet për gjë tjetër.

Ai ka pasur në dorë që të rregullonte situatën, ai konstaton qan derdh lot dhe u ankohet atyre që paguajnë koston e keqqeverisje së tij, por në fakt duhet të bënte të kundërtën, pasi ka qenë zv.kryeministër, kryetar i Komisionit të Ekonomisë.

Çdo deputet normal në botë, në momentin që konstaton një shkelje të tillë të ligjit të TVSH dhe merr pjesë në komisione ekonomie dhe kërkon vota për qeverinë, dhe del kërkon vota për atë parti, është rast unikal. Ai shfrytëzon nostalgjinë e fermerëve dhe u thotë që un qava me ju, por më jepni dhe njëherë mundësinë të bëhem deputet dhe ta provoj nëse zgjidh gjë ose të qaj përsëri me ju".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco