KAFE SHQETO/ Nikola Kedhi: Çdo regjim nxjerr Alexei Navalny-n e tij

09:59, 19/02/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në SYRI TV ishte Nikola Kedhi, anëtar i Departamentit 'Brain Gain' në PD. Ai ka komentuar situatën në Rusi pas vdekjes së mistershme të liderit të opozitës ruse në burg.

Nikola Kedhi: Edhe kritikët e Alexei Navalny-t nuk mund të mohojnë faktin që ai ishte një simbol, pavarësisht se në çfarë këndvështrimi e shikojnë, ashtu siç shumë njerëz në Rusi e shikonin këtë si mënyrën e vetme ku ata mund të kanalizonin një farë dëshire për liri ose për të rrëzuar atë regjim që është aty.

Dhe zëvendësimi i Navalny-t do të jetë shumë i vështirë për momentin, por natyrisht që përgjatë rrugës do të dalë një Navalny tjetër.

Ai kishte me shumë se një dekadë aktivizim politik, kishte rezistencën e vet, këmbënguljen. Kthimi që ai bëri pasi u rikuperua nga helmi, nuk qëndroi, u kthye, ai mund të kishte zgjedhur fare mirë që të jetonte dhe te bënte opozitën në mërgim, por e dinte shumë mirë fuqinë e simboleve dhe ndaj u kthye ne Rusi për të vazhduar aty edhe pse e dinte se do të burgosej.

Ndaj, në një farë mënyrë e ka ditur se si do të përfundonte në këtë mënyrë tragjike e gjithë historia  tij...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco