Blinken-Rama/ Shehu: Kontradiksioni me kohë do të kalojë, fjalët do të ndryshojnë në funksion të realitetit!

Blinken-Rama/ Shehu: Kontradiksioni me kohë do të kalojë, fjalët do të ndryshojnë në funksion të realitetit!

13:01, 18/02/2024
A+ Aa A-

 'Unë besoj se SHBA e kanë të qartë gravitetin e çështjes, e kanë të qartë problemin e madh që ka dhe atë që tregon se Edi Rama kërkon të realizojë qëllimet e veta ose me korruptim të njerëzve a strukturave ose me shantazhe dhe presion.' 

Deputeti i PD, Tritan Shehu, ish-ministër i Jashtëm i vendit, në një intervistë në SYRI TV, ka komentuar sot zhvillimet e fundit politike në vend.  

Bled Marku: Z. Shehu, para pak ditësh në Shqipëri ishte Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili tha për kryeministrin shqiptar Edi Rama se është një njeri “ i jashtëzakonshëm”, ndërsa ditën e premte u dha vendimi që e zbardhi dhe Gjykata e Uashingtonit, që Rama ka korruptuar McGonigal-in. Duket se “kampioni dhe njeriu i jashtëzakonshëm” është një korruptues në SHBA, tashmë edhe me vendim gjykate.

Tritan Shehu: Unë mendoj se SHBA ose më mirë, Departamenti i Shtetit apo instancat e tyre janë në një moment të vështirë në lidhje me Edi Ramën, në lidhje me problemet e mëdha që ka Shqipëria dhe ndër to padyshim është edhe korruptimi i një zyrtari shumë të lartë të Kundërzbulimit amerikan nga enturazhi i Edi Ramës, nga Edi Rama, pikërisht për ta përdorur këtë si mjet kundër opozitës, gjë e cila për Shtetet e Bashkuara të Amerikës përbën një skandal të madh dhe janë shumë të ndjeshëm.

Pra, janë në një moment që... Unë besoj se e kanë të qartë gravitetin e çështjes, e kanë të qartë problemin e madh që ka dhe atë që tregon se Edi Rama kërkon të realizojë qëllimet e veta ose me korruptim të njerëzve a strukturave ose me shantazhe dhe presion. Në këtë rast kemi përdorimin e korruptimit, gjë që bie ndesh me parimet thelbësore amerikane, me parimet themelore të institucioneve amerikane, veçanërisht të institucioneve të rëndësishme dhe sensibël siç janë ato të Kundërzbulimit apo që kanë të bëjnë me hapësirën e sigurisë kombëtare.

Unë do të thosha se është një kontradiksion i madh sot midis fjalëve që thuhen dhe realitetit që ekziston dhe mendoj se kontradiksioni me kohë do të kalojë dhe kjo e vërtetë që është sot, do të japë që edhe fjalët të ndryshojnë dhe të modifikohen në funksion të realitetit që ekziston.

Ndiqni intervistën e plotë në video me z. Tritan Shehu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco