EKSKLUZIVE/ Kim izolon Blinkenin. Bllokon takimin me gazetarët e projekteve të ambasadës

EKSKLUZIVE/ Kim izolon Blinkenin. Bllokon takimin me gazetarët e projekteve të ambasadës

13:31, 16/02/2024
A+ Aa A-

6 gazetarë shqiptarë të mediave të ndryshme, që janë pjesë e projekteve të ambasadës së SHBA në Tiranë, ishin ftuar një natë para vizitës së Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken për një takim me të te Piramida “of record”, ku do t’i bënin parashtrimet dhe pyetjet e tyre sekretarit Blinken.

Gazetarët ishin në kohën dhe vendin e caktuar dje për takimin, por në minutën e fundit ky takim me sekretarin Blinken është anuluar me ndërhyrjen e fortë të Yuri Kim.

Kjo e fundit ka qenë e vendosur që sekretari Blinken të dëgjonte për Shqipërinë vetëm atë që ajo i kishte raportuar sekretarit Blinken.

Ndërkohë gjatë konferencës për shtyp të Blinken me kryeministrin Edi Rama, mediat kishin marrë porosi të mos bënin asnjë pyetje për çështjen ‘non-grata’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco