Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Kapet në flagrancë Irena Gjoka

Taravari: Aleancës për Shqiptarët, bartësi i bashkimit të opozitës në Maqedoni! Ali Ahmeti i BDI, 22 vite në pushtet

09:43, 15/02/2024
A+ Aa A-

Arben Taravari, kreu i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, i ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV, ka folur për zhvillimet e fundit politike në prag të zgjedhjeve të përgjithshme në 8 maj 2024.

Taravari ka theksuar se shqiptarët e Maqedonisë nuk janë aq të përçarë sa flitet, pasi kemi dy blloqe, ku një bllok është i BDI dhe Ali Ahmetit i cili është në pushtet 22 vjet tashmë dhe opozita shqiptare e bashkuar për së pari herë pas 12-13 vitesh.

‘Partitë maqedonase nuk dallojnë diçka në esencë dhe janë ndryshuar 4-5 herë këto 22 vite ndërsa zoti Ahmeti ka qënë standarde në çdo qeveri që është krijuar. Nqs pyesni partitë maqedonase ju garantoj se palë e preferuar për ato është zoti Ahmeti’, u shpreh Taravari.

Taravari: Nuk janë shumë të përçarë këtu shqiptarët. Kemi dy blloqe, një bllok është i BDI dhe Ali Ahmetit i cili është në pushtet 22 vjet tashmë dhe opozita shqiptare e bashkuar për së pari herë pas 12-13 vitesh dhe bartësi i këti procesi është Aleanca për Shqiptarët.

Aleanca për Shqiptarët, ku jam unë kryetar është krijuar para 10 vitesh si antipod i BDI-së kur në fillim të krijimit tonë dolëm si fraksion prej PDSH-së së Arbër Xhaferrit dhe synimi ynë gjithnjë ka qënë që të sjellim ndryshimin e gjatëpritur nga shqiptarët në Maqedoni dhe në parti kishim diversitet realisht, kishim disa njerëz që mendonin se duhet të shkonim të vetëm në zgjedhje, duke krijuar tre blloqe me të cilën automatikisht i kishim mundësuar BDI-së përsëri ti fitonte zgjedhjet dhe të vazhdonte sërish 4 vitet e ardhshme të ishte në pushtet dhe opsioni i dytë që unë e përkraha dhe shumica e anëtarësisë  dhe votuesve, të cilët ishin për tu bashkuar me opozitën aktuale shqiptare dhe të sillnim ndryshimin e gjatëpritur te shqiptarët.

Shpesh them që këto janë momente historike për shqiptarët e Maqedonisë për arsye se unë e krahasoj me vitet 1990 në Shqipëri. Mbas 22 vitesh edhe çdo gjë të kishte qënë mirë pa asnjë lloj gabimi unë mendoj se është mjaft dhe është mirë që partia që udhëhiqet prej zotit Ahmetit të jetë një periudhë në opozitë pasi partia bëhet parti atëherë kur disa vite rri në opozitë, ndërkohë që zoti Ahmeti prej kur është krijuar si parti prej vitit 2002 vetëm 1 vit e gjysëm ka ndejtur në opozitë dhe aspak më shumë.

Partitë maqedonase nuk dallojnë diçka në esencë dhe janë ndryshuar 4-5 herë këto 22 vite ndërsa zoti Ahmeti ka qënë standarde në çdo qeveri që është krijuar.

Nqs pyesni partitë maqedonase ju garantoj se palë e preferuar për ato është zoti Ahmeti.

Akademia e Arteve dhe Shkencave në Maqedoni thoshte se zoti Ahmeti është një figurë që duhet ta mbrojmë me çdo kusht. Ne mendojmë se ne shqiptarët nuk jemi të përçarë aq shumë sa flitet pasi jemi dy blloqe, blloku i opozitës dhe blloku i pozitës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco