Balliu: Nuk ka shqiptar që mund të blejë apartament 5 mijë euro metri katror

Balliu: Nuk ka shqiptar që mund të blejë apartament 5 mijë euro metri katror

22:10, 14/02/2024
A+ Aa A-

Duke folur për çmimet e apartamenteve në Tiranë, Klevis Balliu, Shef i Organizimit të Partisë Demokratike tha në “Open” në News 24, se është paradoksale që ndërkohë që 1 milionë shqiptarë janë larguar dhe ata janë kryesisht të rinj, ndërkohë që rritet kërkesa për apartamente.

“Janë rritur edhe taksat në fushën e ndërtimit, po ashtu çmimi i naftës. Ka një politikë që bën propaganda majtiste në të gjithë botën që po taksojmë të pasurit dhe biznesmenët fitimin e nxjerrin duke rritur çmimin. Ka më shumë kërkesë se ofertë.

11 milion metra katror në 6 vite, ndërkohë na kanë ikur 1 milion shqiptarë dhe pjesa më e madhe e tyre janë të rinj që duan një shtëpi. Dikush që ka jetuar 40 vjet në një shtëpi nuk e ndërron atë.

Në Astir nuk ka apartamente nën 1100 euro, 800 euro e ke në Yzberisht. Arsyeja pse është të mos harrojmë taksat, pastrimin e parave. 5 mijë euro metri katror nuk ka shqiptar që mund ta blejë”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco