Baçi: Vizita e Blinken në Tiranë, kamzhik për mazhorancën

Baçi: Vizita e Blinken në Tiranë, kamzhik për mazhorancën

20:53, 14/02/2024
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, e cilësoi si një kamzhik për mazhorancën vizitën e sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, në Tiranë

Baçi tha në një intervistë televizive se ardhja e Blinkenit do të jetë vlerësim për shqiptarët dhe një garanci për Shqipërinë në një kohë luftërash.

Ai theksoi se nuk do të ishte keq sikur të kishte një takim të sekretarit amerikan me krerët e opozitës.

“Vlerësim shumë i madh për Shqipërinë vizita e sekretarit të Shtetit të SHBA. Vlerësim për gjithë shqiptarët. Për mazhorancën është një kamxhik dhe jo vlerësim, për 1001 arsye. Vizita bëhet për shqiptarët dhe jo për mazhorancën.

Vizita nga një partner strategjik si SHBA janë në kuadrin e partneritetit dypalësh. Është një garanci e fortë për ne në një botë të trazuar, ku shteti udhëheqës i NATO-s është në krahun tonë.

Absolutisht nuk do të ishte keq sikur të kishte një takim të Blinken me krerët e opozitës, por në këto vizita, takimet bëhen vetëm me krerët e shteteve dhe kjo është normale”, theksoi deputeti./ CNA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco