Vasili: Grimcat që gjendet gati 20 herë më shumë se sa niveli i lejuar në ajrin e Tiranës, sjellin rrezik për sëmundjet kancerogjene

Vasili: Grimcat që gjendet gati 20 herë më shumë se sa niveli i lejuar në ajrin e Tiranës, sjellin rrezik për sëmundjet kancerogjene

15:55, 31/01/2024
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin, Arnold Kariqi për të komentuar shifrat e frikshme të nivelt të ndotjes në kryeqytet ishte deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili.

Vasili është shprehur se grimcat e rrezikshme, grimcat e imta të cilat shkojnë në nivelet me të thella të organizmit dhe sjellë probleme kardiovaskulare, dhe sjell një shfaqje të  kancerit te qytetarët.

"Kjo është një dramë e përditshme që konsumohet çdo ditë nga qytetarët e Tiranës dhe për fat të keq nuk po mund të zgjidhet dhe për ta zbutur situatën. Në Tiranë grimcat më të rrezikshme janë mbi 20 herë më të larta. I jam drejtuar kësaj çështje dhjetar herë sepse në Tiranë në zona të caktuar I ngjan Rripit të Gazës sa I përket përqendrimit të ndërtimeve.

Kemi një trafik të organizuar në mënyrën më të keqe të mundshme dhe një veprimtari ndërtimore që nuk ndalet dhe e rrit përqendrimin në një nivel të madh. Topografia e Tiranës ndikon që janë gati 5-6 faktorë që ndikojnë në përkeqësimin e ajrit në kryeqytet.

Grimcat e rrezikshme, grimcat e imta të cilat shkojnë në nivelet me të thella të organizmit dhe sjellë probleme kardiovaskulare, dhe sjell një shfaqje të  kancerit te qytetarët."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco