Çim Peka live/ Afera McGonigal, Vangjeli: Të vërtetat po dalin në dritë!

21:33, 29/01/2024
A+ Aa A-

Gazeta më e madhe britanike, Daily Mail shkroi dy ditë më parë se shefat e FBI janë të alarmuar nga afera shqiptare e Charles McGonigal dhe po hulumtojnë çdo dosje të tij, nga frika se mos janë komprometuar.

‘Shefat e shqetësuar të FBI-së po hulumtojnë nëpër hetime 'të shumta' të nivelit të lartë, që zgjasin 22 vjet, nga frika se ata ishin komprometuar nga spiuni i dënuar i byrosë, Charles McGonigal. Operacioni i hulumtimit shtrihet gjatë gjithë kohës kur ish-kreu i kundërzbulimit në Nju Jork ka punuar për agjencinë," shkroi ndër të tjera gazeta britanike.

Për të diskutuar për këtë aferë që kompromenton dhe kryeministrin shqitpar Edi Rama ishte i ftuar në ‘Çim Peka live’ analisti Lorenc Vangjeli.

Vangjeli u shpreh ndër të tjera se disa të vërteta po dalin në dritë pak nga pak të cilët iu japin shpjegim shumë prej pikëpyetjeve që janë ngritur këto kohë majtas dhe djathtas.

Pjesë nga intervista:

Vangjeli: Ka disa të vërteta të cilët po fillojnë të dalin pak nga pak në dritë të cilët ju japin shpjegim shumë prej pikëpyetjeve që janë ngritur në këto kohë qoftë majtas qoftë djathtas. Ajo të cilën po shikojmë ka të bëjë me disa linja të ndryshme të cilët nuk janë kurdoherë paralele. E para del e qartë që McGongial nuk është as FBI dhe nuk është as Amerika, është një segment i caktuar i saj që në një moment po të caktuar duket që ka shkarë dhe për fatin tonë të keq ka shkarë mbi një këmbë shqiptare, madje dhe në mënyrë korruptive.

Peka: McGonigal ka shkarë si individ por ama FBI i ka bërë veprimet në funksion të tij.

Vangjeli: Por atje vetë sistemi rregullohet. Se si kundër kemi emrin e përveçëm të agjentit special McGonigal ashtu kemi dhe agjentin tjetër anonim apo reagimin e pjesës tjetër të cilët e kundërshtonin këtë hetim dhe e mbyllën me reagimin e tij.

Peka: Ato e kanë bërë hetimet dhe e mbyllën kur doli në pension McGonigal. Nga mënyra se si e shtron duket sikur ky tentoi por FBI nuk iu përgjigj, FBI iu përgjigj.

Vangjeli: Po përpiqem të sqaroj as mund të shikojmë tani për momentin. Pavarësisht se ai tentoi, pavarësisht se ai e bëri dëmin, asgjë nuk është e përhershme atje në rrugën e të ligës të themi sepse vetë sistemi e vetëkorrigjojë, pra dëshmia e cituar e agjentit tjetër rrëfen.

Peka: Ka dhe një gjë. Edhe ju personalisht edhe kolegët tuaj dhe kolegët tanë në vitin 2018-2019 e keni masakruar opozitën duke thënë paratë ruse sipas FBI dhe dëmin e keni bërë.

Vangjeli: Më lejo atëherë meqënëse më futet tek ky thesi i madh, juve...

Peka: Dhe ju keni fol më përpara. Keni fol shumë madje.

Vangjeli: Është një gjë të cilën unë nuk kam pse të pretendoj që mund të jetë në kujtesën tuaj por po ju them se vetë personalisht kam thënë: Nuk janë para ruse edhe nëse kanë ato kanë kaluar në kanale ruse besoj atëherë dhe sot besoj që janë para të pista. Jam kam thënë këtë gjë ballë për ballë qoftë zotit Luli Basha kur ndërronte mendim ashtu siç ndërron ngjyrë qielli nga muzgu në agim, jam kam thënë ballë për ballë zotit Berisha i cili  ndryshonte qëndrim gjithashtu në varësi të raportit që ai kishte me zotin Basha. 

Dhe po të citoj një frazë të atëhershme është e disa vjetëve më parë, shuma për të cilën bëhej fjalë është 500 mijë dollarë dhe po ta citoj meqë më thirrët në apel për këtë gjë: 500 mijë dollarë duken shumë por për një kryetar partie të rëndësishme aq më tëper për kandidatin për kryeministër të vendit, 500 mijë dollarë nuk vlejnë më shumë se sa një kartë rimbushëse telefoni nga ato të dikurshme dhe nuk kushtojnë më shumë se një sms që ai dërgon diku për ta marrë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco