Saraçi: SPAK na ka zhgënjyer, McGonigal është dosja më e zbardhur dhe akoma nuk ka asnjë nën hetim

21:44, 29/01/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin 'Çim Peka Live' në SYRI TV për të komentuar zhvillimet e reja mbi çështjen McGonigal dhe përfshirjen e qeverisë shqiptare me në krye Edi Ramën në korrupsion në SHBA ishte kryeredaktori i Syrit, Romir Saraçi.

Saraçi është shprehur se kur Dumani na thotë se kemi dy vite që po kryejmë hetime dhe nuk ka asnjë person në hetim kjo është zhgënjyese.

"Po ta nisesh që nga akt-akuza fakton që janë paguar paratë janë marrë dokumentat dhe janë iniciuar hetimet për opozitën shqiptare. Edhe për pjesën  Bashës ta paktën për 6 muaj institucionet shqiptare punuan zellshëm duke shkuar dy herë në Amerikë por nuk po shohim të njëjtën gjë me Ramësn.

Kur Dumani na thotë se kemi dy vite që po kryejmë hetime dhe nuk ka asnjë person në hetim kjo është zhgënjyese. Standardet dhe mbështetja amerika për dy vite nisën hetimet për McGongal përfunduam dhe e dënuan atë ndërsa SPAK-u shqiptar akoma nuk ka një person nën hetim.

McGonigal është çështja më e zbardhur në vend dhe do të duhej të ishin bërë zhvillime të reja. Minimalisht me aq sa njohim standardet që janë ndjekur me dosjet kriminale ku ofrohet statusi i bashkëpunotorit për një ngjarje kriminale do ta kishte zbardhur për 24 orë ktë çështje nëse do të kishte vullnet.

Hetimi është mbyllur për fazën e parë sepse është dërguar në tre nivele dhe ai është shpallur fajtor për nivelin e par pasi ështëniveli i dytë pasi u janë futur dosjeve që ai kishte përgatitur në FBI dhe niveli i tretë është për personat që ndodhen jashtë SHBA-së."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco