Andi Bushati: Korruptimi i McGonigal, maja e ajsbergut. Makineria manipuluese e Ramës është dhjetëra herë më e madhe

21:44, 29/01/2024
A+ Aa A-

Për gazetarin Andi Bushati, korruptimi i McGonigal nga Edi Rama është vetëm maja e ajsbergut.

Gjatë diskutimit në ‘Çim Peka LIVE’, në SYRI TV, Bushati deklaroi se makineria manipuluese e Ramës është dhjetëra herë më e madhe

‘Çështja është shumë më e thellë.

Po ti hymë çështjes, ne nxjerrim jo një kryeministër që korrupton një agjent të FBI-së, por një kryeministër që fuqia korruptuese e të cilit është shumë e shumë më e lartë.

Në atë momentin kur ai punonjësi i FBI-së që thotë nuk është dosje, është pa vlerë, një muaj më pas nxjerr artikullin, patjetër sipas të dhënave të hetimti që kishte hapur FBI, që këto janë para ruse.

Dhe pastaj nis një propagandë e madhe e të keqes së një opozite me para ruse, sipas shkrimeve të lobuara, të botuara në Amerikë.

Në punë futet prokuroria vendase.

Pas prokurorisë në punë futet edhe Yuri Kim, që në një deklaratë pak me dyer të hapura e pak me dyer të mbyllura, thotë se institucionet amerikane kanë të dhëna se ka parti që financohet nga rusët.

E kjo për një çështje që FBI-ja thotë që nuk është çështje dhe e mbylli.

Nuk kemi të bëjmë vetëm me Edi Ramën që korrupton McGonigalin. Kjo është veç maja e ajsbergut.

E gjithë makineria manipuluese është disa dhjetëra fish më e madhe se kaq, me media ndërkombëtare, me diplomatë, me media shqiptare, me institucione shqiptare.

Pra këtë makineri të madhe manipulimi, ky SPAK që kemi nuk ka këllçe as ta hetojë do, as ta zbardhin.

As nuk ka mundësi dhe as nuk do.

Këtu është rrafshuar çdo institucion. Këtu shtetit është i një njeriu të vetëm dhe themi se do na vijë e mira nga SPAK. Nuk ka as mundësi, as vullnet dhe asnjë gjë’, tha Andi Bushati në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco