Hajdari: Ali Ahmeti u tall me shqiptarët, pranoi versionin më të keq për qeverinë e re teknike në RMV

20:15, 29/01/2024
A+ Aa A-

E ftuar në edicionin  e pasdites në SYRI TV me moderatoren, Armela Ferko për të komentuar miratimin  qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut me një kryeministër shqiptar ishte Ekspert i Çështjeve Politike në RMV, Fejzi Hajdari.

Hajdari është shprehur se Ali Ahmeti kishte mundësi që ta bënte Xhaferrin një kryeministër me të gjitha kompetenca dhe ta mbaronte mandatin prej dy vitesh dhe jo të pranonte versionin më të keq të marrëveshjes më zhgënjyes.

"Zgjedhja e kryeministrit teknik për tre muaj është më shumë si një ofendim për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Ali Ahmeti kishte mundësi që ta bënte Xhaferrin një kryeministër me të gjitha kompetenca dhe ta mbaronte mandatin prej dy vitesh dhe jo të pranonte versionin më të keq të marrëveshjes më zhgënjyes.

Kryeministri teknik për 100 ditë nuk mund të bëjë asgjë dhe ta shohim se nëse ai do të ndërmarrë një veprim për zgjidhjen e probleme që kanë ushtarak dhe veteranët e luftës në vitin 2001, ushtarë të cilët për fat të keq bredhin rrugëve, ose kanë emigruar jashtë vendit.

A do të mundet Xhaferri të zgjidhë problemin e gjuhës shqipe në komunën Çashkë ku atje janë mbi 60 % shqiptar dhe nuk po lejojnë fëmijët të arsimohen, pasi kjo garantohet në kushtetutë dhe nga marrëveshjet ndërkombëtarët.

Nëse ai arrin që të zgjidhë këta çështje do ë kërkoj falje publikisht për fjalët e mia që po manifestoj tani.

Ata gazetarë që ishin nga Shqipëria, Kosova kurrë nuk erdhën në Maqedoninë e Veriut për të ngritur zërin për ata veteranë që kanë mbetur rrugës, ose për të ngritur zërin për shkeljet që po i bëhen shqiptarëve. Këta gazetar janë idhëtarë të ndarjen e Kosovës, ide kjo ruse dhe e vënë në zbatim nga Serbia."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco