Vendimi mbi marrëveshjen e emigrantëve/ Zhulali: GJK dëgjon vetëm fjalët e Ramës

19:59, 29/01/2024
A+ Aa A-

E ftuar në edicionin  e pasdites në SYRI TV me moderatoren, Armela Ferko për të komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese sa i përket marrëveshjes mbi emigrantët por edhe vizitën e ministrit të jashtëm turk në Shqipëri ishte Ilda Zhulali.

Zhulali është shprehur se GJK nuk ka marrë parasysh rekomandimet e ekspertëve ndërkombëtar, Gjykatës së OKB-s dhe as padinë që ishte ngritur nga ekspertët shqiptar në kundërshtim me marrëveshjen e Ramës me Mleonit por ata dëgjojnë vetëm fjalët e kryeministrit.

"Fatkeqësisht gjyqtarët e GJK kanë dëgjuar vetëm një njeri dhe ai është Edi Rama, duke bërë vesh shurdh për të gjitha reagimet nga ana e ekspertëve ndërkombëtar, as Gjykata e OKB, as padinë e ngritur ku ishin të reshtur të gjithë elementet antikushtetues të marrëveshjes duke miratuar atë marrëveshje mes Ramës dhe Melonit.

Në Itali janë bërë të gjitha procedurat e nevojshme dhe janë diskutuar në të gjitha formatet e mundshme, ndërkohë që Shqipëria nuk ka asnjë interes në këtë marrëveshje nuk ofron asnjë hapësirë për të marrë ato lloj vendimesh që do të sillnin një shqyrtim të drejtë nga GJK.

Po të kishte pasur dyshime që Gjykata Kushtetuese do të merrte një vendim të pjekur mbi këtë marrëveshje Rama do të ishte përpjekje  që kjo çështje të shkonte ne këtë gjykatë."

Ndër të tjera Zhulali është shprehur se vizita e ministrit te jashtëm turk në Shqipëri është pozitive sepse ata janë një faktor i rëndësishëm në paqen e rajonit.

"Vizita e ministrit të Jashtëm turk në Shqipëri është i rëndësishëm dhe veçanërisht për kushtet ku ndodhemi Turqia është një vend që mban  ekuilibra të rëndësishëm politik, ekonomik dhe ushtarak në botë.

Turqia ka dhënë mbështetje për trajnimin e ushtarëve të Kosovës dhe ardhja e tij në rajon është pozitiv, ministri i jashtëm turk deklaratat sa i përket organizatës së Gylen i bën kurdoherë që viziton vendet e rajonit. Ai e di se në Shqipëri bëhet si thotë Rama dhe jo Gjykata kjo deklaratë është posaçërisht për Ramën që të mos mbështesë më Gylen ose qarqet e tij."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco