Qytetarët në tubim, Simoni: Doktor Berisha me faktet e veta është gazetari me i fuqishëm

19:14, 29/01/2024
A+ Aa A-

Protestës kundër arrestimit të liderit të opozitës tek ‘Rruga e Shpresës’ i është bashkuar dhe Gilberta Simoni me profesion mësuese.

Gjatë fjalës së saj ajo u shpreh se të gjithe ne duhet të përkrahim lajmet e vërteta pasi vetëm kjo e vërtetë do të na frymëzojmë për tu ngritur ndaj kësaj qeverie të korruptuar.

Simoni:  Unë jam Gilberta Simoni punoj në media, jam dhe mësuese. Në fakt mediat dhe mësimdhënia kanë shumë ngjashmëri me njëra tjetrën sepse media është ajo që i mëson popullin si të veprojë. Dhe kjo është një nga arsyet kryesore që pushteti këtu në Shqipëri ka uzurpuar mediat. Dhe kjo është një nga aryset që fjala e lirë është cënuar  kaq shumë rëndë në Shqipëri. 

Ju nuk e dini po ne e kemi shumë të vështirë për të marrë dhe informacionin më të thjeshtë dhe unë mendoj se kjo është një nga arsyet që ju merrni informacionin dhe ia transmetoni njëri-tjetrit por nën zë. Është ai informacion që ju duhet për të përballuar jetën e përditshme sepse ndryshe nuk përballohet realiteti që ne kemi në Shqipëri.

Por ai që sjell ndryshimin, ai që sjell ato çështje të mëdha, ai që me ato çështje të mëdha bën ndryshimin është gazetari i mirfilltë, ai sjell fakte të vërtetë dhe vë zërin e tij tek ato faktet e vërteta. Vë fjalën e tij dhe tek zëri i tij tek ajo fjalë e tij që ai e thotë me guxim marrim fuqi ne dhe ngrejmë zërin tonë që e mbanim nën zë deri dje dhe e bashkojmë me atë për të mbrojtur të vërtetën.

Ju jeni sot për të mbrojtur këtë të vërtetë. Kjo është një nga arsyet që ato faktet e vërteta që gazetarët e duan të vërtetën i kanë transmetuar tek ju. Por sot lajmi e ka humbur vërtetësinë e tij. Në shumicën e rasteve e ka humbur vërtetësinë e tij dhe kur lajmi është i vërtetë jemi ne që nuk e lejojmë të hyjë brenda nesh dhe të zgjojë atë protestë. Pse? Se jemi mpirë nga frika dhe korrupsioni po na duket shumë normal. Por ku realitet që po jetojmë nuk është normal dhe ka nevojë për ndryshim dhe ndryshimi vjen nga ne.

Ne duhet ta pranojmë lajmin e vërtetë. Por për çfarë? Që të zgjojë ndjenjën e protestës.

Nëse nuk zgjohemi të protestojmë asgjë nuk ndryshon. Unë sot kam ardhur këtu të bashkohem me ju për të protestuar. Kjo është një mënyrë proteste që ne kemi filluar që shpresoj të shtrihet sa më gjatë dhe sa më gjerë. Dhe gazetari më i fuqishëm që unë kam njohur dhe që zgjon këto lloj proteste është Doktor Berisha me faktet e veta është gazetari me i fuqishëm. 

Është hera e parë që i thërras një burri nga ballkoni por ja vlen: Të lutem Doktor Berisha se po të presim. Dil në ballkon. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco