Bledian Koka: Ky tubim do rikthejë shpresën! Shqipëria, nën drejtimin e një personi që po e shkatërron me vullnetin e tij

19:05, 29/01/2024
A+ Aa A-

Gazetari Bledian Koka iu bashkua tubimit qytetar ditën e sotme  në mbështetje të lderit të Opozitës Sali Berisha poshtë banesës së tij.

Në fjalimin e tij Koka u shpreh se Shqipërisë po i bëhet padrejtësi në të gjitha fushat, pushtetet dhe drejtësitë, aq sa po i detyron shqiptarët të largohet.

“Sot gjykata ka legalizuar që Shqipëria të jetë një tokë që nuk i takon më shqiptarëve. Shqipëria është një tokë në të cilën vendos një shtet tjetër, pavarsisht se është një shtet mik, se çfarë duhet të ndodh në Shqipërinë tonë. Këtu nuk pyeten shqiptarët, këtu pyetet njeri që ka nevojën, verdiktin dhe vulletin që drejton shtetin. Kjo gjë është e rresikshme. Unë mendoj që qëndresa këtu ka të bëjë pikërisht për këtë lloj handikapi, i cili në të shkuartën e pamë që po vinte por derisa e provuam në lëkurën tonë nuk e besuam.

Me mbështetjen që po i jepni liderit po tregoni që kjo është një vijë e kuqe që nuk duhet të kalohet. Unë mendoj që në momentin që shkelet kjo vijë e kuqe nuk kamë të ardhme.

Të gjitha premtimet e kësaj qeverie që do të duhet të ishin në një Shqipëri më të mirë sot, sigurisht që nuk është më  e mirë sot. Kjo Shqipëri nuk është më e mirë as me gjykatat, as me spitalet, as me rendin e sigurinë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco