Berisha: Drejtësia amerikane e ka kapur në flagrancë Edi Ramën. Shqiptarët duhet ta arrestojnë vetë këtë kriminel!

Berisha: Drejtësia amerikane e ka kapur në flagrancë Edi Ramën. Shqiptarët duhet ta arrestojnë vetë këtë kriminel!

19:02, 29/01/2024
A+ Aa A-

Kryetari i PD dhe opozitës së bashkuar, Sali Berisha është shprehur në rotestën e mbajtur nga simpatizantët dhe mbështetësit e tij në Rrugën e Shpresës se sot, parlamenti Rama-Linda, parlamenti i turpit që nuk ka ekzistuar kurrë që nga koha e diktaturës, përjashtoi në një akt turpi, në një akt të mirëfilltë diktatorial, në një akt të vërtetë frike, 19 deputetë, përfaqësues të popullit opozitar, përfaqësues tuaj, vetëm e vetëm se ata po qëndrojnë siç po qëndroni ju këtu në emër të të vërtetës.

Fjala:

Të dashur miq, sot çdo pushtet është përqendruar në një dorë, në dorën e keqbërësit më të madh pas Enver Hoxhës që shqiptarët kanë pasur në krye.
Është përqendruar në një dorë të hajdutit më të madh në historinë e shtetit shqiptar.
Është përqendruar në një dorë të një krimineli kombëtar dhe ndërkombëtar, që quhet Edi Rama.
Çdo minutë, çdo orë dhe ditë që kalon më i rëndë bëhet turpi mbi shqiptarët që tolerojnë një kryeministër të inkriminuar, një kryeministër që ka kryer krime të shëmtuara ndaj vendit të tij dhe ndaj udhëheqësit të NATO-s, vendit të madh të lirisë, SHBA.
Miqtë e mi, kjo është flagrancë. Drejtësia amerikane e ka kapur në flagrancë Edi Ramën.
Edi Rama duhet të arrestohet, të arrestohet nga ju, të arrestohet nga ju dhe vetëm nga ju.
Edi Ramën duhet të arrestojnë shqiptarët. Të mos presin mandatet e arrestit të FBI apo të ndokujt tjetër.
Shqiptarë në këmbë për të arrestuar një kriminel që rekruton, që korrupton kryezbuluesin e vendit partner për të shkatërruar opozitën shqiptar. 
Shqiptarët duhet ta arrestojnë vetë këtë kriminel që paguan para droge, para krimi, për të shkatërruar opozitën shqiptare.
Miqtë e mi, nuk ka turp më të madh se sa ky kriminel të futet në zyrat e shtetit. 
Koha nuk pret, flagranca thërret çdo shqiptar të ngrihemi dhe të bëjmë drejtësi kundër tij.
Kur drejtësia ka përfunduar në kthetrat e tij dhe nuk ekziston, u takon shqiptarëve, i takon popullit të marrë drejtësinë në duart e tij.
Edi Rama është një Çubrilloviç, një Pashiq, është një armik i egër i qenies sonë.
Çfarë duhet të bëjë ai më shumë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve e këdo që ka bërë?
Të dashur miq, flagranca e Edi Ramës na pret, flagranca e Edi Ramës nuk pret.
Ndaj dhe të gjithë në këmbë kundër këtij armiku, kundër këtij hajduti, kundër këtij hajduti!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco