Marrëveshja e refugjatëve, Neza: Përfiton vetëm Edi Rama, kërkon të zbusë kritikat e të djathtës europiane

18:14, 29/01/2024
A+ Aa A-

Gazetari Sami Neza, i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka diskutuar në lidhje me miratimin nga Gjykata Kushtetuese të marrëveshjes Rama-Meloni për të sjellë në Shqipëri, refugjatët që nuk pranon Italia.

Sipas Nezës, nga kjo marrëveshje përfiton vetëm Edi Rama dhe askush tjetër.

‘Në Shqipëri ka pasur grupe të krimit të organizuar që kanë orientuar trafikun e qenieve njerëzore për vite me radhë, duke nisur nga viti 1992-93, për tu forcuar shumë në fillim të viteve 2000, aq sa çoi në që qeveria e re e vitit 2005, të vendoste moratoriumin e skafeve.

Për 8 vite nuk lëvizi asnjë skaf dhe kjo nuk ishte një metodë që bazohej mbi masa ekonomike, sociale apo politike, ishte një masë konkrete, thjeshtë iu vu kufiri lëvizjes me skafe për të ndaluar trafiqet.

Aq e fortë është prirja e krimit të organizuar për të zhvilluar këtë trafik.

Një tjetër problem është edhe fakti se pse Rama zgjodhi këtë periudhë për të bërë këtë marrëveshje.

Nëse në Shqipëri krijon këto probleme, në Itali ajo shërben për ti bërë reklamë Ramës. Jo thjesht për imazhin e tij tek e djathta italiane, por në përgjithësi të kurimit të profilit të tij tek e djathta evropiane ku mendohet se Meloni ka ndikim, për të zbutur sado pak kritikat apo rezistencën, si atë të opozitës dhe të kritikave të mëdha që ka Shqipëria për çështje të ndryshme.

Ajo çfarë merr Rama në këmbim të kësaj marrëveshje, nuk është ajo që marrin shqiptarët, por në fakt e merr veç Rama.

I vetmi njeri që kishte mësuar diçka përpara se kjo marrëveshje të bëhej publike, ishte drejtori i Portit të Shëngjinit, i cili kishte një farë dijeni për këtë marrëveshje dhe kryebashkiaku i Lezhës’, tha Sami Neza në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco