GJK noterizon marrëveshjen Rama-Meloni, Kepi: OKB e cilëson shqetësuese

GJK noterizon marrëveshjen Rama-Meloni, Kepi: OKB e cilëson shqetësuese

18:01, 29/01/2024
A+ Aa A-

Gazetarja Alba Kepi deklaron se aprovimi i Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen e Ramës me Melonin për regugjatët është konsideruar nga komisionerët e OKB si shqetësuese.

Në një lidhje me Skype për Task Force me Sonila Meçon në Syri Tv, Kepi thotë se ky pakt prek mjaft çështje delikate në garantimin e lirisë dhe mbrojtjes së emigrantëve.

“Në 28 janar është mbajtur një seancë e jashtëzakonshme e komisionerit të OKB për të drejtat e njeriut, Volket Turk , i cili në një seancë dëgjuese ka folur për shumë çështje përballë senatorëve italianë përmes të cilëve ka përmendur dhe Shqipërinë. Ka shprehur se është i preokupuar. Unë mund t’ia sjellë dhe redaksisë në anglisht dhe italisht për ta pasur si dokument. Ai është shprehur i shqetësuar mbi faktin e emigracionit mes Idalisë dhe Shqipërisë duke konsideruar se është një pakt i cili vë në diskutim shumë gjëra siç i kërkohet e drejta e emigrantëve, skanerizimin e tyre, identifikimin e tyre. Prek mjaftë çështje delikate të dhe garantimin e lirive e të mbrojtjes së personave si dhe e ka quajtur preokupuese ekzistencën e personave dhe ekzistente e një qendre burgimi brenda këtyre fakteve por edhe faktin se është hera e parë që mund të ngrihen kampe të tilla nën juridiksionin e një shteti tjetër.

Një grup parlamentarësh italian kanë hedhur dhe hipotezën që mund të pregatiten që çështjen ta çojnë deri në Gjykatën Kushtetuese italiane, por me thënë të drejtën pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese shqiptare  ajo që perceptoj sot edhe me antë të komunikatës së shtypit që kanë dalë nga zyra e partive të së djathtës, në veçanti nga zyra  e Fratelli di Italia, vihet re një eksitim pozitiv tek ajo çka e majta italian pretendonte se e gjykata kushtetuese mund ta hidhte poshtë këtë pakt dhe ky rrugëtim ishte humbje kohe është vërtetuar.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco