VIDEO/ Enton Abilekaj: Në Gjykatën Kushtetuese ka vetëm një anëtare që e bën detyrën me dinjitet

17:07, 29/01/2024
A+ Aa A-

Gazetari Enton Abilekaj duke komentuar në SYRI TV, vendimin e Gjykatës Kushtetues që miratoi marrëveshjen për sjelljen e refugjatëve që zbarkojnë në Itali, në Shqipëri, u shpreh se ky vendim pritej.

Gjatë bisedës në Edicionin e Pasdites me Ervin Parrucën në SYRI TV, Abilekaj u shpreh se në Gjykatën Kushtetuese ka vetëm një anëtare me dinjitet.

‘Gjykata Kushtetuese është e varur nga Rama. Ne e dinim që është e varur nga Rama.

Ne e dinim se me një urdhër të Edi Ramës vendosin siç do ai. Edhe dalja 5 me 4 mund tyë jetë me urdhër të Edi Ramës.

Ai kontrollon aq në detaje atë gjykatë.

Aty ka vetëm një anëtare që është për tu vlerësuar, dhe që vazhdimisht i ka mbështetur qëndrimet e veta me raporte që ne i kemi parë, që nuk merr parasysh shërbimin ndaj pushtetit dhe politikës, por ka përgjegjësinë e detyrës.

Të tjerët aty votojnë me sy mbyllur si do Edi Rama dhe ne e kemi parë’, theksoi Abilekaj në SYRI TV.

Sipas Abilekajt ky vendim i hap rrugën shndërrimit të Shqipërisë në një burg për emigrantët.

‘Fakti që marrëveshja është një shkelje e hapur e të drejtave të njeriut, sigurisht edhe e Kushtetutës në këtë rast sepse Kushtetuta jonë garanton të drejtat e njeriut, sigurisht që ka shtyre një pjesë të gjyqtarëve që të zgjedhin këtë herë të drejtën e njeriut, jo qeverinë.

Një vendim i cili i hap rrugën shndërrimit të Shqipërisë në një burg për emigrantët.

Një vend që prodhon emigrantë, që duhet të interesohet për të drejtat e emigrantëve në Europë që të drejtat e emigrantëve të jenë minimalisht si ato që janë në Gjermani, vendos që të krijojë një burg të ngjashëm me atë të BB Stockholm-it në Angli’, tha Enton Abilekaj në SYRI TV.

INTERVISTA E PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco