VIDEO/ Salianji: E konsiderojmë shpallje lufte, ne do të përgatisim përgjigjen

16:44, 29/01/2024
A+ Aa A-

Pas kërkesës së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Sekretariati i Etikës vendosi përjashtimin me 10 ditë të 18 deputetëve të opozitës nga seancat plenare pas kaosit që u krijua në seancën e fundit, ndërsa me 20 ditë deputetin, Ervin Salianji.

Pas përjashtimit nga kuvendi, Salianji ka dhënë një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, ku shpreh se këtë e konsiderojnë si shpallje lufte, të cilës nuk do t’i shmangen për do të përgatiten për t’i dhënë përgjigje.

Deputetët e tjerë të dënuar me nga 10 ditë janë: Albana Vokshi, Sorina Koti, Elda Hoti, Lindita Metaliaj, Isuf Çela, Tritan Shehu, Lefter Gështenja, Helidon Bushati, Xhelal Mziu, Edmond Spaho, Oerd Bylykbashi, Ervin Salianji, Saimir Korreshi, Kasem Mahmutaj, Ramadan Likaj, Kastriot Piroli, Qani Xhafa, Lodovik Hasani, dhe Luan Baçi.

 ‘Pasi e miratuan si deshën rregulloren e Kuvendit pa konsensus, patronazhistët e Ramës morën një tjetër vendim turpi. Nuk është në dëshirën e asnjë pale politike të përcaktojë kundërshtarin politike, ajo caktohet me vota dhe vota e ka caktuar.

Të urresh parlamentin dhe opozitën është një akt tjetër  që dëshmon mendësinë diktatoriale të Ramës. Vendimi erdhi vetëm një orë para se të mblidhej komisioni i etikes. E konsiderojmë se shpallje lufte, ndaj se cilës do të përgatisim përgjigjen.

U bëjmë me dije partnerëve ndërkombëtarë se thirrjet e tyre të përsëritura po shpërfillen në mënyrë putiniane nga Edi Rama. Shkarkimi përkohësisht i 19 deputetëve të opozitës nuk mund të bëhet nga qeveria.

 I bëjmë thirrje Edi Ramës të ndalë luftën ndaj opozitës përndryshe do t’i përgjigjemi me të gjitha format e mosbindjes civile. I bëjmë thirrje Parlamentit Europian të dërgojë në Shqipëri një mision monitorimi’, tha Salianji.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco