SYRI TV/ Beleri reagon pas vendimit të GJKKO: U goditën zgjedhjet në Himarë

16:34, 29/01/2024
A+ Aa A-

Gjykata ka refuzuar sërish të lejojë Fredi Belerin të betohet si kryebashkiak i Himarës. Avokatët e kanë cilësuar vendimin shkelje të Kushtetutës dhe të drejtave të njeriut, ndërsa përballja e radhës pritet në Gjykatën Kushtetuese. Nga burgu, Fredi Beleri akuzoi drejtpërsëdrejti kryeministrin Edi Rama se po urdhëron prokurorët dhe gjyqtarët për këtë vendim, duke goditur kështu zgjedhjet e mbajtura në Himarë.

SYRI TV

Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri për leje të posaçme.

Kjo leje lidhej pikërisht me kërkesën e Belerit për t’u betuar para Këshillit Bashkiak si kryebashkiak i Himarës.

Avokatët e Belerit kërkuan ndryshimin e vendimit të Shkallës së Parë, që i refuzoi kërkesën për leje të posaçme. Por refuzimin e kësaj avokatët e Belerit e cilësuan anti ligjore dhe në shkelje të kushtetutës.

Pas këtij vendimi ka reaguar edhe vetë kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, i cili akuzoi Edi Ramën se urdhëroi prokurorët dhje gjyqtaren Irena Gjoka për të mos lejuar betimin e tij, duke I dhënë goditjen më të rëndë zgjedhjeve.

Fredi Beleri:

Sot Gjykata e porositur prej pushtetit politik , goditi edhe një herë zgjedhjet në Himarë.  Gjashtë muaj pas kërkesës time, zbatoi urdherin e Kryeministrit – Gjyqtar Suprem ,  për mos të më dhënë leje për t`u betuar dhe të marrë mandatin. Nen dirigjimin e zevendesprokurorit politik të SPAK Adnand Xholi, duke keqperdorur prokuroren Dorina Bejko, dhe me mbulimin qe u ben falsifikimeve ne procesin tim prokurori  Edvin Kondili, kjo treshe  mbaron cdo porosi te Kryeministrit Rama per sulmin antikushtetues ndaj zgjedhjeve në Himarë.Per t`i dhene nje dore ketij sulmi ndaj  zgjedhjeve te lira ne Himare , u kujdes edhe Kryetarja  e GjKKO, Irena Gjoka  duke keqperdorur  gjyqtarin relator Erjon Çela.

Fredi Beleri theksoi se tashmë beteja e rëdhës pritet në Gjykatë Kushtetuse, por sipas tij edhe kjo Gjykatë është nën presionin e kryeministit pasi nuk ka përcaktuar ende një datë për shqyrtimin e kërkesës së tij.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco