Qëndresa qytetare: Kushtetuesja noterizon kthimin e Shqipërisë në vend-parkim të tepricave të emigrantëve të Italisë

Qëndresa qytetare: Kushtetuesja noterizon kthimin e Shqipërisë në vend-parkim të tepricave të emigrantëve të Italisë

15:40, 29/01/2024
A+ Aa A-

Nga Qëndresa Qytetare

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të noterizojë paktin Rama Meloni për çështjen e emigrantëve. 

Në një seancë pa transparence dhe me shumë gjasë me argument të tipit se duhet ti kthejmë nderin Italisë për pritjen e emigrantëve në vitet 1990, Gjykata Kushtetuese vendosi ti hapë rrugë zbarkimit të Shqipëri të tepricave të emigrantëve të Italisë. 

Gjykata Kushtetuese, shpërfilli faktin se kjo marrëveshje së pari nuk u konsultua me qytetarët e veçanërisht me banorët e asaj treve, teksa nuk u pyetën as grupet interesit. 

Precedenti në raport me eksterritorialiteti po shihet me shqetësim edhe në Itali dhe Bashkimin Evropian, teksa u shpërfillën dy hallka të rëndësishme siç janë siguria dhe ekonomia. 

Në raport me sigurinë, zona ku ngrihen kampet ka probleme në raport me krimet kundër jetës, ku vetëm në 8 muaj u shënuan tre vrasje për gjakmarrje, teksa vjedhjet dhe grabitjet janë në shifra alarmante. 

Së dyti është aspekti ekonomik, pasi rajoni i Lezhës u etiketua si Spanja e Shqipërisë dhe potencialet e tij në turizëm dhe agroturizëm vihen në pikëpyetje nga ky pakt personal.

Qëndresa Qytetare fton qytetarët e Lezhës dhe Shqipërisë të reagojnë për të parandaluar këtë marrëveshje që nuk ka interes për shqiptarët dhe as për ata, efektet e të cilëve do të bien këtu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco