Emigrantët/ Manjani: Kemi Gjykatën më Antikushtetuese që kemi patur ndonjëherë. Ndau territorin

Emigrantët/ Manjani: Kemi Gjykatën më Antikushtetuese që kemi patur ndonjëherë. Ndau territorin

15:35, 29/01/2024
A+ Aa A-

Juristi Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila i hapi rrugën marrëveshjes Rama-Meloni për emigrantët nga Afrika.

Në postimin e tij në Facebook, Manjani thekson se sot kemi gjykatën më antikushtetuese që kemi patur ndonjëherë dhe nuk ka asnjë dallim nga Ruwanda.

Postimi i plotë:

Kemi Gjykatën më Antikushtetuese që kemi patur ndonjëherë.

5 anëtarë të saj kanë vendosur që të lejojnë një copë territor të Republikës ta lerë nën administrim një qeverie të huaj. Në atë copë territor në Shëngjin dhe Gjadër do veprojnë ligjet e Republikës së Italisë. Republika e Shqipërisë vetëm mbledh ujrat e zeza.

Ne presim të sqarojnë ndarjen e pushteteve, por ata ndajnë territorin. Këta kanë vënë në dyshim integritetin territorial të shtetit, ç'e kanë ndarjen e pushteteve?!

E PAIMAGJINUESHME!

Asnjë dallim nga Ruwanda.

Hajt shnet!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco