Dokumenti/ Rama nuk përmbahet më, kërkon përjashtimin e 19 deputetëve të opozitës nga Parlamenti

Dokumenti/ Rama nuk përmbahet më, kërkon përjashtimin e 19 deputetëve të opozitës nga Parlamenti

14:06, 29/01/2024
A+ Aa A-

Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e 19 deputetëve të Partisë Demokratike nga Kuvendi.

Konkretisht është kërkuar masë disiplinore për deputetët Albana Vokshi, Sorina Koti, Elda Hoti, Lindita Metaliaj, Isuf Cela, Tritan Shehu, Lefter Geshtenja, Helidon Bushati, Xhelal Mziu, Edmond Spaho, Oerd Bylykhashi, Ervin Salianji, Saimir Korreshi, Kasem Mahmutaj, Ramadan Likaj, Kastriot Piroli, Qani Xhafa, Lodovik Hasani, dhe Luan Baçi.

Kjo kërkesë lidhet me përplasjet në seancën plenare të së enjtes, ku opozita protestoi me pankarta, duke bllokuar edhe foltoren.

Gjithashtu, deputetët demokratë vendosën zhurmuese në Kuvend duke mos lejuar zhvillimin normal të seacës plenare.

Kryeparamentarja Lindita Nikolla largoi gardën e Republikës nga salla dhe e riktheu pas pak minutash, pasi opozita nuk pranoi të ndalë protestën.

Nikolla mbylli diskutimet, kaloi direkt në votimin e projektligjeve dhe mbylli seancën në 12 minuta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco