Bici: Punësimi i paligjshëm problem në Shqipëri, aksidentet po shtohen në kantierët e ndërtimit

10:25, 26/01/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit, 'Kafe Shqeto' në 'SYRI TV' për të folur mbi personat që aksidentohen në punë ishte avokati, Henri Bici.

Bici është shprehur se punëdhënësit shumica e tyre nuk e kanë lexuar ligjin sa  i përket punësimit në vend, dhe se punonjësit duhet që të interesohen për punësime të rregullta pasi në momentin kur ndodh një aksident në punë do ta ndjejnë nevojën e sigurimit.

"Legjislacioni shqiptar sa i përket aksidenteve në punë është i zbatueshëm për një marrëdhënie pune që është i regjistruar konform ligjit. ai kur të shkoi të punoj diku duhet të kërkojë një punësim të rregullt pasi kjo lidhet me një sërë pasojash të mëvonshme. Nëse ndodh një aksident në punë atëherë kuptohet se sa i rëndësishëm është ky punësim.

Kryesorja është që punëdhënësi duhet të sigurojë punonjësit e tyre, jam i sigurt që shumica e tyre nuk e kanë lexuar ligjin dhe do të gjejmë shumë shkelje nga ana e tyre. Inspektoriati shtetëror i punës duhet të ushtrojë kontrolle periodike sa i përket punësimit në vendin tonë.

Si fillim subjekti punëdhënës do të ketë një person përgjegjës që merret me sigurinë në punë dhe menjëherë kur ndodh një aksident do të marrë masat e para dhe të njoftojë inspektoratin shtetëror të punës. Janë dy momente që përcaktojnë shkakun ku i pari është mosrespektimi i rregullave të sigurosh dhe kur punonjësi shkel dhe tejkalon këto rregulla pasi ka një vetëbesim të tepruar.

Nëse ka një aksident me pasojë vdekjen atëherë ligji  e dënon personin përgjegjës për sigurinë nga 5-10 vite burg."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco