VIDEO/ Erl Murati: Çështja McGonigal, SPAK mentalitet sovjetik, Dumani të bëjë transparencë

VIDEO/ Erl Murati: Çështja McGonigal, SPAK mentalitet sovjetik, Dumani të bëjë transparencë

18:22, 25/01/2024
A+ Aa A-

 

Gazetari Erl Murati i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka folur në lidhje me deklaratat e sotme të Altin Dumanit nga Shkodra, ku foli edhe për çështjen McGonifgal.

Sipas Muratit, Dumani sot duhej të kishte një përgjigje e duhej të bënte transparencë dhe jo të mbante këtë mentalitet sovjetik të punës.

‘Altin Dumani le të kuptohet se në lidhje me çështjen McGonigal, në një të ardhme mund të thirret edhe Edi  Rama. Ai thotë se kjo çështje është regjistruar dhe e vetmja gjë është fakti që ne dimë që Agron Neza është marrë në pyetje.

Ne nuk kemi pasur asnjë komunikim zyrtar as nga prokuroria. Pra është e tepër ajo që thotë Dumani, se ata besuan të kundërtën duhet të zhgënjehen. Unë e kam thënë dhe insistoj të them të kundërtën që këtu edhe prokuroria është pre e një mentaliteti të përgjithshëm sovjetik, që ekziston në institucionet shqiptare, që punët tona, janë punë tona të brendshme personale.

Në rastin konkret, ajo që ka detyrim është që të bëjë transparencën.

Prokurorët pagën e marrin nga taksapaguesit shqiptarë dhe minimumi që mund të bëjnë është të jenë transparent me publikun. Nuk e di se pse e kanë problem, që kur hapin një çështje, regjistrojnë një procedim penal nuk e di se pse nuk komunikojnë.

Çështja McGonigal, është një ‘Watergate’ shqiptar ku një pjesë e institucioneve shtetërore këtu, është përdorur kundër opozitës shqiptare.

Edhe dosjet duhet të kenë hierarki, në hetimin e tyre.

Duhej të kishim një përgjigje. Ne nuk kemi përgjigje se pse një mik, ose këshilltar informal i kryeministrit duhet të ketë një email zyrtar dhe një pasaportë diplomatike.

A e ka thirrur prokurori, sekretarin e përgjithshëm apo ministrin e Jashtëm të kohës, pse ja ka dhënë pasaportën diplomatike. Ne nuk po pretendojmë për arrestime në bujshme në kryeministrit’, tha Erl Murati në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco