Beqja me 3 akuza, në kokërr të qejfit rrugëve të Tiranës, Berisha pa asnjë akuzë në arrest shtëpie

Beqja me 3 akuza, në kokërr të qejfit rrugëve të Tiranës, Berisha pa asnjë akuzë në arrest shtëpie

17:23, 25/01/2024
A+ Aa A-

Mbi shokun e Edi Ramës, Ilir Beqaj ekzistojnë tre akuza zyrtare të ngritura nga prokuroria:

1- Shpërdorim detyre,
2- Shkelje të barazisë në tendera
3- Korrupsion pasiv

 Këto janë tre akuzat ndaj Ilir Beqajt.

Këto akuza i janë dërguar Gjykatës së Posaçme më datë 16 Nëntor 2023 nga ana e SPAK , më datë 17 Nëntor është bërë ekzekutimi i tyre. Ish-ministri Ilir Beqaj është paraqitur në Policinë e Tiranës ku dhe i janë komunikuar akuzat.

Në vazhdim të hetimeve për këtë procedim penal, me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.119 akti datë 16.11.2023 ka vendosur si më poshtë vijon:

– Caktimin ndaj personit nën hetim I.B. me detyrë ish-Ministër i Shëndetësisë, të masës së sigurimit “Detyrim për paraqitje në Policisë gjyqësore” dhe “Ndalim i i daljes jashtë shtetit”, parashikuar nga nenet 234 dhe 233 të

K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

– Urdhërohet personin nën hetim I. B. që të paraqitet para policisë gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit, një herë në javë, ditë të premte, ora 15.30.

– Urdhërohet personin nën hetim I.B. të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës.

– Ndalohet përdorimi i pasaportës dhe mjeteve të tjera identifikuese të vlefshme për daljen jashtë shtetit, për personin nën hetim I.B..
Vendimi për caktimin e masës së sigurimit personal është ekzekutuar nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, dje më datë 17 Nëntor 2023. Më herët, për këtë aferë janë arrestuar ish-zv.ministri Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni që fitoi koncesionin, Ilir Rrapaj.

Ndërsa, lideri i opozitës, Sali Berisha, është një person nën hetim prej tre vitesh. Ndaj tij nuk ka patur kurrë një fletë-thirrje nga prokuroria për t’u pyetur si person nën hetim.

Ndaj Berishës nuk ka asnjë akuzë zyrtare të ngritur nga prokuroria, por ai ndodhet nën arrest.

Është e qartë se ndaj Sali Berishës është marrë një masë ekstreme e urdhëruar politikisht për t'i penguar aktivitetin politik, si kufizimi lirie, dhe kjo në shkelje të Kushtetutës e ligjeve të vendit.

Mjafton vetëm kaq për të kuptuar se SPAK është një strukturë që po përdoret nga Edi Rama si hanxhar ndaj kreut të opozitës dhe në anën tjetër, edhe pse vetë kjo drejtësi ka ngritur akuza konkrete ndaj Ilir Beqajt, qytetarët e Tiranës e shohin atë të lirë dhe duke u vërdallisur rrugëve të qytetit i lirë, siç shihet edhe ne videon bashkëlidhur.

Ilir Beqja vërdalliset rrugëve sepse është shoku i ngushtë i Edi Ramës, dhe SPAK nuk guxon ta prekë me dorë, ndërsa lideri i opozitës ndodhet në arrest sepse kërcënon pushtetin e autokratit të korruptuar Rama.

Kjo gjë ndodh vetëm në rregjime si ai i Putinit në Rusi, i Vuçiçit në Serbi dhe regjimi i Ramës në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco