SYRI TV/ Rektori i mjekësisë Arben Gjata nën hetim në itali

16:27, 25/01/2024
A+ Aa A-

Syri Tv siguron dokumente eskluzive që rrëzojnë pretendimin e Rektorit të  Universitetit Mjekësisë Arben Gjata "se nuk është në dijeni të jetë nën hetim nga autoritetet italiane".

Në dosjen hetimore të Prokurorisë së Cagliarit, rektori  i Universitetit të Mjekësisë  renditet në listën e personave të hetuar së bashku me 6 persona të tjerë, mes të cilëve Guvernatori i Sardenjës Christian Solinas  dhe shtetasi Roberto Raimondi i cili prej vitit 2011 figuron të jetë i punësuar në Shqipëri.

Prej vitit 2018 deri më 2022 italiani Roberto Raimondi   ka qënë pedagog në Universitetin  e Mjekësisë  Tiranë ku drejtonte Sektorin e Doktoraturave në këtë Universitet.

Hetimet e Prokurisë së Cagliarit zbardhin se Guvernatori i Sardenjës Christian Solinas më 22 gusht 2022, ka emëruar Roberto Raimondin, Drejtor i Përgjithshëm i Zyrës Speciale të Autoritetit të menaxhimit të Programeve Eni, CBC të pellgut të Mesdheut në shkëmbim të favoreve personale.

Sipas Prokurorëve italianë përmes ndërhyrjes së rektorit Arben Gjata, Roberto Raimondit, dhe Christian Stevellit, këshilltar i Guvernatorit të Sardenjës, Christian Solinas Governator i Sardenjas do të merrte detyrën Profesor në Unviersitetin e Tiranës dhe titullin Honoris Causa.

Guvernatorit të Sardenjës i kanë premtuar dhe katedrën e Profesorit në Univeersitete Italiane mes të cilave ai i Chietit e Pescaras. Dosja hetimore dokumenton se më 12 maj 2022 Guvernatori i Sardenjës është emëruar Profesor Universitar në Link Campus University, institucion ku punonte edhe  Roberto Raimondi.

Duke ndjekur kronologjinë e ngjarjeve, prokurorët italianë zbardhin se:

1- më 22 gusht 2022 Drejtori i Sektorit të Doktoraturave në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin Publik në Tiranë, Roberto Raimondi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Zyrës Speciale të Autoritetit të menaxhimit të Programeve Eni, CBC të pellgut të Mesdheut.

2- 20 ditë më vonë, më 12 shtator 2022 Guvernatori i Sardenjës merr premtimin për titullin Honoris Causa në Universitetin e Tiranës dhe për katedrën si Profesor në këtë Universitet.

Cfarë favoresh do të fitonte Rektori shqiptar Arben Gjata?

Së pari premtimin nga Roberto Raimondi për ta futur Shqipërinë në Programet e Zyrës që ai drejtonte si Drejtor i Përgjithshëm i  Autoritetit të menaxhimit të Programeve Eni, CBC në pellgut e Mesdheut. Gjithashtu dhe premtimin e ndihmës pranë Ministrisë së Jashtme Italiane për të marrë për Fakultetin e Mjekësisë fonde komunitare për financime projektesh.

Cfarë fitonte në shkëmbim Roberto Raimondo, pas emërimit të Solinas Profesor në Tiranë e në disa Universitete të tjera italiane?

I ishte premtuar posti i Sekretarit të Përgjithshëm në Rajonin e Sardenjës, fakt që nuk u  krye për shkak të nisjes së hetimeve e kontrolleve  në zyrën e tij nga Prokuroria e Cagliarit më 17 shkurt 2022.

E cfarë favoresh përfitonte Këshilltari i Guvernatorit, Christian Stevelli?

Një ndihmë për mbylljen e provimeve të prapambetura universitare e një ulje prej 8000 euro të regjistrimin të djalit të tij në një universitet italian ku pedagog ishte Roberto Raimondi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco