Hoti: Pas paktit të fshehtë Rama-Meloni, pritet të firmoset marrëveshja për emigrantët e Gjermanisë

Hoti: Pas paktit të fshehtë Rama-Meloni, pritet të firmoset marrëveshja për emigrantët e Gjermanisë

14:32, 25/01/2024
A+ Aa A-

Deklaratë për media nga deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti.

Jam sot këtu si deputete e qarkut të Lezhës, për të kërkuar ngha Gjykata kushtetuese kthjelltësi dhe seriozitet ne vendimin për paktin Rama-Meloni për emigrantët.

Kujtojmë se marrëveshja e firmosur në fshehtësi është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese, pas kërkesës së depozituar nga deputetët e Partisë Demokratike. Gjithashtu kjo marrëvshje është kritikuar nga organizatat ndërkombëtare dhe vendase për të drejtat e njeriut.

Gjykata Kushtetuese të hënën do të shpallë vendimin, dhe unë si qytetare, si deputete, si shqiptare dua ti’ kujtoj kësaj trupe gjyqtarësh se rrëzimi i marrëveshjes që Rama firmosi pas shpinës së kombit, është një shërbim i dyfishtë për kombin, dhe mosrrëzimi krijon rrezikun e një precedenti.

Ashtu siç ndodhi në Romë, në fshehtësi nga parlamenti dhe publiku shqiptar, ai pritet të firmosë një marrëveshje tjetër për emigrantët, kësaj rradhe me Gjermaninë.
Këtë pakt Rama do ta bëjë sërish pa transparencë, pa asnjë konsultim me grupet interesit dhe Bashkimin Europian, dhe në shkelje të ligjit.

Në emër të Partisë Demokratike i siguroj qeveritë e Italisë dhe Gjermanisë se te forca jonë kanë patur dhe do të kenë partnerë realë, por si atdhetarë duhet të zgjedhim të parën Shqipërinë.
Qytetarët e Lezhës kanë protestuar të indinjuar duke e cilësuar të papranueshme shndërrimin e ‘Lezhës së Besëlidhjes – në një Lampedusa të dytë.
Partia Demokratike është kundër këtyre marrëveshjeve të fshehta, në mungesë totale transparence dhe konsultimesh me banorët apo autoritetet lokale, të cilat Rama i ka më shumë për të luajtur rolin e liderit global se sa interes shtetëror apo publik.
I kujtojmë Edi Ramës se Shqipëria duhet, së pari të mbahet e jetueshme për shqiptarët.

1 milion bashkëatdhetarë kanë ikur në dekadën që ai ka keqqeverisur Shqipërinë.

Ky numër nuk mund të fshihet duke bërtë akrobacira humaniste dhe globaliste.

Ky numër është rrezik për zhbërjen e Shqipërisë dhe nuk zgjidhet duke krijuar një rrezik të ri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco