PD e Sarandës në 33-vjetor: 'Ne nuk dorëzohemi'

PD e Sarandës në 33-vjetor: 'Ne nuk dorëzohemi'

14:26, 12/01/2024
A+ Aa A-

Sot mbushen plot 33 vjet nga themelimit i degqs së Partisë Demokratike në Sarandë dhe deputetja Ina Zhupa ka shkuar atje posaçerisht për t'u takuar dhe përkujtuar atë ditë bashkë me demokratët.

"Së bashku në këtë ditë për të shprehur mirënjohje edhe falenderim për themeluesit, për kontributorët, për drejtuesit ndër vite, - shkroi Zhupa në Fb. - Për çdo demokrat anëtar të partisë dhe votues të saj, por edhe për të rinovuar angazhimin me demokratët për të vazhduar me idealizëm në vlerat tona mbi të cilat u themeluam.

Nderuam themeluesit Lufti Bajrami, Skënder Bajrami, Kujtim Lloha, Thoma Miho, Daut Karafili, Spiro Vasili, Gogo Kolagji, Agim Veliu, Milto Nasi, Genci Husi, Ladi Tartari, Lefter Mello, Namik Didani, Nazo Llanaj, Ilia Zhgabi, Jorgo Koca, Kristaq Zisi, Llaqi Kumi, Jorgo Konomi, Ilirjan Cukaj.

Nje respekt i vecante per ata qe drejtuan PD nëpër vite: Lutfi Bajrami, Kolë Bituni, Dhimitraq Lapa, Pasionare Nika, Ylli Piro, Bejdo Çela, Hariz Mema, Vesel Kociu dhe kryetaren aktuale te deges Manjola Nikollo bashke me kryesite nder vite.

Opozita sot ka nevoje me shume se kurre per motivim, bashkim dhe per ndertimin e nje oferte politike me program dhe ekip per zgjedhjet e ardhshme. Ne nuk dorezohemi por do te perballojme sfidat qe kemi ne keto momente."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco