Denoncimi/ Gazetari: Rama, Balla, Manja e Sadushi me telefona SKY-ENCRO?!

Denoncimi/ Gazetari: Rama, Balla, Manja e Sadushi me telefona SKY-ENCRO?!

13:56, 12/01/2024
A+ Aa A-

Nga Basir Çollaku/

Belgjika, pjesë e ekipit, bashkë me francezët dhe holandezët në zbardhjen e miliarda mesazheve e bisedave në telefonat sky-encro ka nisur proceset gjyqësore në ngarkim të shumë të të pandehurve. Disa syresh janë shqiptarë, të cilët kanë ushtruar aktivitet kriminal të trafiqeve ndërkombëtare, në disa vende, duke përfshirë zgjatimet në Shqipëri. Prokuroria jonë ka mjaft dijeni për shumë emra. Hetime e gjykime po bën për shumë më pak, duke copëzuar një pjesë të madhe dosjesh të mbërritura pranë saj. Ministria e Brendshme nuk është pjesë e shkëmbimit të dosjeve.

Thashethemet e Taulant Ballës, për vizita e ftesa në Europol në janar, duket se ishin thjesht skedina pa ndeshje. Aksionet thuajse “fake” të Policisë së Shtetit për të arrestuar Suel Çelën në Elbasan, duket se vetëm i njohuri Balla nuk i donte dhe u fikën rrugës. Ndoshta kujtesat e palëve kanë dërguar mesazhe kompromisi e kanosjeje, në këmbim të rehatisë. Hapja e këtyre programeve ka sjellë alarm në shumë vende dhe shumë personazhe të pushtetshëm, si nëpër qeverisje, ashtu edhe grupe mafioze. Në shumicën e rasteve, shqetësimi përkon me adresë të njëjtë, sepse ortakëria e shumë punëve ka bordin e përbashkët. Nuk është më sekret aspak fakti, se në masë dërrmuese përdoruesit e këtyre aplikacioneve, Sky, Encro e Matrix, në bisedat e punëve të tyre të paligjshme, për vrasje, trafiqe, pastrim parash e investime, u referoheshin masivisht njerëzve të parlamentit, qeverisë, drejtësisë, policisë, bashkive e medies.

Taulant Balla sajoi propagandën e një formulari vetëdeklarimi dhe drejtori Rrumbullaku, një muaj pas këtij koncerti, pohoi se nuk ka asnjë pranim përdorimi nga organizata e policisë. Nga skai tjetër i zinxhirit ligjor, Altin Dumani pohoi se në çdo dosje të ardhur, dalin oficerë policie të përfshirë, duke shtuar se nuk mungojnë as prokurorë, e si ilustrim, përmendi emrin e Xhevahir Litës, në dosjen “Bajri-Gjoka”. Këtu, Dumani ka një referencë konkrete, dosjet e ardhura nga partnerët dhe tregon një të vërtetë brenda fashikujve hetimorë. Diçka nuk shkon. Kryeministri Edi Rama është gjendur nën akuzë nga opozita, si përdorues i këtyre aplikacioneve. Ai nuk ka marrë përsipër të përgënjeshtrojë këtë pretendim denoncues, sidomos kur nga USA ka një dosje me mijëra faqe përgjimesh, në të cilën, kreu i qeverisë është njëra palë dhe nuk dihet se çfarë do të zbardhet. As ministrat Balla e Manja, Sadushi, ministri i Brendshëm, i Drejtësisë dhe kreu Gjykatës së Lartë, nuk janë shprehur se ata dhe stafet e tyre të kabineteve në dijenitë e tyre, nuk kanë pasur akses në këtë shërbim të fshehtë telefonie, për të qenë nesër emra në një dosje franko-belgo-holandeze, me adresë Prokurorinë e Posaçme.

Ata nuk do të përgjigjen. Asnjëri ! Deri një ditë. Ka diçka të cilën nuk e frenojnë dot as prokurorët. Ka vonesa dhe ndarje dosjesh, copëtime, duke shmangur hetimet elektorale. Pikërisht përfshirja e përbashkët krim-politikë në këto zgjedhje është në këto dosje. Por, ka një hezitim të pajustifikueshëm të Prokurorisë, për indiferencën kohore dhe profesionale ndaj këtyre dosjeve. Partnerët nuk do të jenë durimgjatë. Në një moment, kujdesi i tyre do të dekonspirojë pakujdesinë e akuzës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco