SYRI TV/ Rama s'përmbush premtimin, shtyn me 2 vite rindërtimin në Durrës

12:57, 12/01/2024
A+ Aa A-

Procesi i rindërtimit në Durrës shtyhet deri në vitin 2026. Bashkia ka planifikuar shpenzime për përforcim të pallateve në këtë qytet, në vitin 2025 dhe 2026. Me këtë vendim, qindra qytetarë do të duhet të presin edhe 2 vite të tjera që të hyjnë në apartamentet e tyre, ndërsa tregon edhe njëherë dështimin e qeverisë Rama për të përmbushur premtimin se rindërtimi do të përfundonte në 2024.

SYRI TV

Procesi i rindërtimit në Durrës nuk do të përfundojë në 2024, siç ka premtuar kryeministri Rama, pasi kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako e ka zgjatur atë me dy vite të tjera.

Bashkia Durrës, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në fund të dhjetorit ka miratuar programin buxhetor afatmesëm 2024-2026, ku parashikohen të kryhen 878,645,716 milionë lekë shpenzime për procesin e rindërtimit deri në vitin  2026 në disa zona të bashkisë.  

Kjo shënon një tjetër dështim të qeverisë Rama, duke zvarritur rindërtimin e shtëpive për qindra qytetarë në Durrës. Në pasqyrat financiare të buxhetit 2024, në kolonën pasqyra nr. 4 - investimet e nëndarja - rindërtimi, janë planifikuar shpenzimet për riforcim të pallateve të dëmtuara nga tërmeti tragjik i 2019.

RINDËRTIMI NË DURRRËS, PALLATET QE DO RIFORCOHEN NË 2025-2026

1.Riaftësim strukturor i Pallatit nr. 15, Rruga "Abaz Çelkupa", Rajoni 3, (viti 2024-2025)

2.Riaftësim strukturor i Pallatit nr. 8 dhe nr. 10, Rruga “Pelikan” (viti 2024-2025)

3.Riaftësim strukturor i Pallatit “Rajfi” shpk, Rruga "Iljaz Reka", (viti 2025-2026)

4.Riaftësim strukturor i Pallatit Big Kristi, Durrës, Rruga “Neki Libohova”, Durrës nr.62, (viti 2025-2026)

5.Riaftësim strukturor i Pallatit nr.1047 (ARVI), Rruga "Taulantia" (viti 2025-2026)

6.Riaftësim strukturor i Pallatit nr.5, Rruga "Adria", (viti 2025-2026)

Gjithashtu janë planifikuar shpenzime për “Prishje dhe evadimi i mbetjeve në kuadër të rindërtimit” dhe rregullimi i ashensorëve në pallatet që janë rindërtuar deri në 2025-ën.

Por ky vendim i bashkisë, që zvarrit edhe me dy vite të tjera procesin e rindërtimit në Durrës, për qytetarët është i gabuar dhe i vonuar.

Durrësi është nga bashkitë më të prekura nga tërmeti i nëntorit, ku mijëra shtëpi dhe pallate u dëmtuan. Mijëra banorë po jetojnë prej vitesh në shtëpi me qira në pritje të rikonstruksionit të pallateve dhe apartamenteve, por shpeshherë ata janë ankuar se bashkia nuk u jep më as bonusin e qirasë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco