Sarandë/ Shkarkimi i drejtoreshës së Kadastrës/ Familja e saj mbushi detin me inerte dhe e legalizoi

Sarandë/ Shkarkimi i drejtoreshës së Kadastrës/ Familja e saj mbushi detin me inerte dhe e legalizoi

12:25, 12/01/2024
A+ Aa A-

Aida Demi, drejtoreshë e Kadastrës në Sarandë është shkarkuar nga detyra. Shkarkimi ka ardhur pas investigimit të emisioni 'Stop' në TV Klan, ku tregohej sesi familja e drejtoreshës së Kadastrës, Aida Demi ka përfituar tokë që më parë ka qenë det.

Hoteli buzë detit, i ndërtuar nga familjaret e Aida Demit mbi një truall të blerë me proces privatizimi në vitin 1992, sipas emisionit 'Stop' gllabëroi një pjesë të konsiderueshme të bregut të detit, pjesë që u mbush me inerte dhe u kthye në tokë.

Me një kontratë shitblerjeje në 5 korrik 2019, Ministria e Financave ia shiti atë familjes Demi duke e kthyer detin në tokë. Pas vetëm 4 ditësh, familja Demi merr certifikatën e pronësisë jo për 600 m2 sa bleu, por për 1325 m2.

Më pas, në vitet 2020 dhe 2021 dhe 2022, familja e Aida Demit ka marrë disa leje për ndërtimin e një objekti të ri dhe shtesë katesh për objektin ekzistues.

Aida Demi ka legalizuar dy kate pa leje të një objekti, për të cilat ka pasur urdhër prishjeje nga Bashkia e Sarandës dhe INUK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco