Bici refuzoi vakancën e Ahmetaj, KQZ nis procedurat për kalimin e mandatit te Ndreca

Bici refuzoi vakancën e Ahmetaj, KQZ nis procedurat për kalimin e mandatit te Ndreca

11:58, 12/01/2024
A+ Aa A-

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur procëdurat për kalimin e mandatit të deputetit, në vendin vakant të ish-ministrit Arben Ahmetaj, për Plarent Ndrecën.

Ky vendim erdhi pasi Dallëndyshe Bici, e cila ishte në radhë pas Ahmetajt, vendosi të mos e pranonte mandatin e deputetit.

“KQZ ka njoftuar Bicin për dorëzimin në KQZ të formularin e vetëdeklarimit. Bici ka njoftuar se nuk do të vijojë me procedurat përkatëse për marrjen e mandatit. Kjo u bë shkak për mosregjistrimin e kandidatit në funksionin e deputetit. Kandidati i Radhës”, tha një prej anëtarëve të KQZ.

“Vendosim për të shpallur moszgjedhshmërinë në postin e deputetit të Dallëndyshe Bicit. Do të bëjmë njoftimin ditën e sotme për kandidatin e radhës, Plarent Ndrecën dhe nëse marrim përgjigje brenda ditës së sotme, ditën e hënë do të mbajmë mbledhjen e radhës”, tha kryekomisioneri Ilirian Celibashi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco