KAFE SHQETO/ Bashkimi i opozitës, Sula: Është urgjente, duhet patjetër një front opozitar…

KAFE SHQETO/ Bashkimi i opozitës, Sula: Është urgjente, duhet patjetër një front opozitar…

11:26, 12/01/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit “KAFE SHQETO” në Syri tv ka qenë deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula. Ai ka komentuar situatën në të cilën gjendet opozita aktualisht dhe sjelljen antikushtetuese të qeverisë e rilindjes.

Flavio Qarri: Çfarë ndjetë mbrëmë tek zoti Basha po jepte konferencën e tij të kërkuar nga Kryeministri?

Sula: Për të qene i sinqertë, shpreh keqardhje sinqerisht. Një situatë sa komikë por edhe e trishtueshme. Është tragjike...

Flavio Qarri: Kur do të ndodhë bashkimi organizativ i PD?

Sula: Pa dyshim që është emergjencë. Unë di dhe kam bindjen se ne çdo vend të botës kur ndodh që një opozitë humb të paktën pas një muaji bëhet riorganizimi nga kreu deri në bazë ose nga baza deri tek kreu për të pasur mundësi që pas katër vitesh të bëhesh alternativë për qytetarët për të fituar zgjedhjet. Ndërsa ne kemi 2 vjet e gjysme që po hahemi mes vetes, dhe sherr e sherrnajë me njëri - tjetrin dhe qeveris në mënyrë të rehatshme Rama. Dhe nëse do vazhdojë po kështu siç jemi, kjo është kot për tu marrë me politikë, për të vazhduar të jesh opozitë, je thjesht një fasadë. Dhe të jeni të sigurte që numrat e deputetëve ne zgjedhjet e 2025 do të jenë tre shifrorë, të sigurte. Prandaj është për të ardhur keq. Por është urgjente duhet patjetër një front opozitar që unë e kam artikuluar prej kohësh qe duhet një federatë, krijimi i një federate të opozitës. Pra çdo person individ, çdo opozitar, çdo forcë politike që e ndjen veten opozitar që bën opozitë përballë këtij regjimi të Edi Ramës. Por nëse nuk e ndjejnë veten, sigurisht që është problem i tyre. Por është emergjente, mund të kemi mosdarkordësi, por në do ta fillojmë nga mosdakordësia për të vajtur te dakordësia përgjatë ditëve e pak javëve në vazhdim. Kjo është shumë e rëndësishme. Koha është në limite.

Intervista e plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco