Nënkryetari i PD-së 'bukos' Fitmin e Lulit: S'bëj debat me ty se ti je pjesë e PD, a kemi Ramën armik të dy, apo...

Nënkryetari i PD-së 'bukos' Fitmin e Lulit: S'bëj debat me ty se ti je pjesë e PD, a kemi Ramën armik të dy, apo...

23:31, 04/01/2024
A+ Aa A-

Në studion e “Opinion” këtë të Enjte, nënkryatari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka debatuar me Fitim Zekthin, mbështetës i Lulzim Bashës.

Gjatë bisedës, Boçi e ka bukosur Fitimin kur i është drejtuar se, ‘ne se kemi debatin bashkë sepse ti je pjesë e PD, ne të dy kemi armik Ramën, jo Berishën..’,- i është drejtuar Boçi.

Kaq ka mjaftuar për ta bukosur Fitmin, i cili nuk mund të pohonte dot publikisht konstatimin e Boçit si të saktë pasi misioni i tij nëpër studio ‘si demokrat’ është të sulmojë Sali Berishën dhe jo Edi Ramën. Kjo është një shfqje thuajse e pënatëshme në mediat shqiptare ku njerëz që pretendojnë se janë demokratë, shfqen më të entuziazmuar edhe se socialistët për burgosjen e liderit të opozitës nga Edi Rama.

Pjesë nga debati:

Fitim Zekthi: Unë mendoj se kjo gjuha se SPAK është politizuar është e gabuar plotësisht, unë mendoj se arritja e vetme që mund të ketë një shoqëri në faqe të dheut është që askush të mos jetë mbi ligjin. Nëse SPAK nuk e ka parë që Berisha është kryetar i foltores, ka bërë shumë mirë. SPAK duhet të jetë i verbër ndaj këtyre gjërave.

Luçiano Boçi: I verbër ndaj ngjarjes kriminale, jo ndaj njerëzve. Parashtroje tamam, kush është afera te zoti Berisha(?).

Fitim Zekthi: A ka mundësi të më lësh të flas, nëse ke ardhur të prodhosh fabrikë fjalësh…

Luçiano Boçi: E para e punës unë s’bëj debat me ty fare sepse ti je pjesë e PD dhe s’mund të bësh debat me mua sepse unë kam parime të qarta politike. I vetmi kundërshtar i imi dhe yti është Rama jo Berisha. Je përfaqësues i PD-së se e keni bërë ritual në çdo studio…

Fitim Zekthi: Për Zotin e madh nuk të shkon, është e papranueshme. Më lër të flas se është e padenjë për ty kjo gjë!

Luçiano Boçi: Mos ma përcakto sa i denjë jam unë!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco