Salianji: Jemi në regjim! Të gjitha institucionet në Shqipëri, nën thundrën e Edi Ramës

21:08, 04/01/2024
A+ Aa A-

I ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, deputeti demokrat Ervin Salianji rrëfen rikthimin e tij në selinë e Partisë Demokratike.

Salianji tha se ky vit i ri e gjen Shqipërinë në regjim pasi të gjitha institucionet në këtë vend janë nën thundrën e një njeriu të vetëm që është Edi Rama.

Salianji: E kemi thënë shpesh që jemi në regjim. Duket si slogan duke qënë se mjetet e propagandës nga ana tjetër janë aq të mëdha saqë duket sikur kemi hapësira lirie por në fakt të gjitha institucionet në këtë vend i janë nështruar vullnetit të një njeriu të vetëm, pra çdo gjë që ndodh në Shqipëri sot është nën thundrën e një njeriu të vetëm që është Edi Rama.

Nuk ka parlament, nuk ka vullnet nga ana e deputetëve të mazhorancës  janë vetëm mekanizma për të ngritur dorën por edhe humorin e kanë në varësi të humorit të Edi Ramës.

Edhe gjyqësori po ashtu shohin nga humori i Edi Ramës. Institucionet e tjera janë kush ti shërbejë dhe kush ti bjerë në sy më shumë Edi Ramës.

Partia Socialiste që është një pasuri publike po të shohësh është kush ti bëjë më shumë elozhe Edi Ramës.

Në të kaluarën kemi diskutuar se Edi Rama kur ka pasur media kundër i ka vendosur tritolin. Kemi parë se si është mbyllur një media si Agon Channel dhe shteti shqiptar i ka më shumë 100 milionë euro për të paguar.

Edi Rama jo vetëm që e ndalon kur nuk ka ligj i cili e detyron për të lejuar komisionet hetimore për kontrollin e qeverisë nga parlamenti.

Kemi parë si i fut njerëzit në burg për një suvatim apo për një çati dhe kemi parë se si në mes të Tiranës se si oligarkët e vetë ndërtojnë gradaçela përballë zyrave të veta me 5-6 kate pa leje dhe në vend që të përfundojnë në burg se është vepër penale të ndërtosh pa leje por ata marrin tendera publik.

Rama ka një imponim të tijin personal për ata që e ndjekin pas të cilët ndjekin urdhrat dhe vullnetin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco