Bushkolaj: Dosja e Berishës është ndërtuar nga Taulant Balla, me urdhër të Ramës

Bushkolaj: Dosja e Berishës është ndërtuar nga Taulant Balla, me urdhër të Ramës

18:49, 04/01/2024
A+ Aa A-

Gazetari Elkier Bushkolaj ka deklaruar se dosja hetimore ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha është ndërtuar nga eksponentë të Partisë Socialiste dhe jo nga drejtësia.

Sipas tij, iniciatori i kësaj dosjeje është Taulant Balla.

I ftuar në Task Force me Sonila Meçon në Syri Tv, Bushkolaj shprehet se Balla flet për sigurinë në një kohë kur vrasjet në kohën e tij si ministër i brendshëm janë të panumërta.

“Taulant Balla doli sot dhe foli për sigurinë, pavarsisht se dalja e  tij ishte pak orë pas një ngjarje të rëndë që tronditi kryeqytetin, një krim brenda familjes ku vëllai vrau të vëllanë për çështje pronësie, po ashtu u shpreh edhe për masën e sigurisë ndaj zotit Berisha ku tha se atij duhet t’i ndalohet komunikimi me publikun  dhe duhet të respektojë të gjitha kushtet që respektojnë të gjithë të burgosurit. Për ministrin e brendshëm z.Berisha është i burgosur por Taulant Balla harron n jë detaj.  Z.Berisha është në arrest shtëpie nga ato gjukat që kanë vendosur asgjesimin e përgjimeve të tij. Kanë qënë rreth 46 orë përgjime pas masakrën së Çapjave në Elbasan, ku prokuroria e  Elbasanit aso kohe me vendim gjykate vuri në përgjim zotin Balla ku rezultoi se bisedonte me disa eksponentë të krimit në qarkun e Elbasanit  dhe më pas po këto përgjime po me vendim gjykate u asgjesuan.

Kjo deklaratë e zotit Balla është e pamundur ta shohësh për faktin se ai është iniciator i kësaj dosjeje. Ne kemi një dosje jo të iniciuar nga drejtësia po nga Taulant Balla. Në bindjen time  është protagonist i parë në këtë dosje për vetë faktin se të gjitha materialet ia ka dërguar SPAK-ut të gatshme.”  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco