Inceneratorët, Këlliçi: Hetimet të paplota, u evidentuan edhe nga gjyqtarja

Inceneratorët, Këlliçi: Hetimet të paplota, u evidentuan edhe nga gjyqtarja

16:55, 04/01/2024
A+ Aa A-

SPAK ka kryer hetime të njëanshme dhe të  paplota për skemën korruptive të inceneratorëve. Ky denoncim është bërë këtë të enjte nga anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Belind Këlliçi, i cili publikoi dokumenta që tregojnë se prokurori i dosjes për inceneratorin e Fierit, Dritan Prençi ka devijuar hetimin penal për persona të tjerë, gjë e cila është evidentuar edhe nga gjyqtarja Floreja Davidhi.

Këlliçi denoncoi faktin se këto veprime nga ana e prokurorit Prençi janë bërë me qëllimin e vetëm që të shpëtojnë nga ndjekja penale zyrtarët  e lartë socialist. 

Belind Këlliçi akuzoi prokurorin Dritan Prençi se po fsheh provat që çojnë përpara drejtësisë EdI Ramën dhe Erion Veliaj për aferën me inceneratorin e Tiranës.

Anëtari i kryesisë së selisë blu bëri me dije se në ditët në vijim do të dorëzojnë kallëzim penal ndaj prokurorit Prençi, i cili ka shpërdoruar detyrën.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco