Kryeministrja italiane Meloni del para mediave për qeverisjen e saj dhe... kampet e refugjatëve në Shqipëri

Kryeministrja italiane Meloni del para mediave për qeverisjen e saj dhe... kampet e refugjatëve në Shqipëri

11:13, 04/01/2024
A+ Aa A-

Pas dy shtyrjeve për shkak të një viroze që e goditi pak orë para datës së parë 28 dhjetor 2023, Kryeministrja italiane Giorgia Meloni mban sot konferencën tradicionale për mediet mbi punën e ekzekutivit të saj gjatë vitit 2023 dhe objektivat e vitit që sapo ka hyrë.

Në Dhomën e Deputetëve të Parlamentit Italian, njofton gazetarja Alba Kepi, Giorgia Meloni do të përballet me pyetjet e gazetarëve italianë e të huaj mbi dosjet më të nxehta të qeverisjes si ekonomia e problematikat sociale, siguria kombëtare e emigracioni, politika e jashtme dhe çështjet e rajonit, reforma kushtetuese dhe ajo në drejtësi, zgjedhjet europiane dhe presidenca e G7.

Pritet që vëmendja e gazetarëve të ndalet dhe në protokollin e nënshkruar me Shqipërinë, tashmë i kthyer në një draft ligj që po shqyrtohet në komisionet parlamentare.

Italia ka mbyllur vitin 2023 me mbi 157 mijë emigrantë klandestinë të zbarkuar në brigjet e saj e me rreth 52 mijë më shumë se sa një vit më parë.

Moszgjidhja e kësaj problematike  mbetet një nga premtimet e pambajtura të qeverisjes së saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco