Komisioni i TIMS/ Salianji: Ato që dëgjuam ishin të llahtarshme, është cenuar siguria kombëtare!

Komisioni i TIMS/ Salianji: Ato që dëgjuam ishin të llahtarshme, është cenuar siguria kombëtare!

12:55, 11/06/2024
A+ Aa A-

Vazhdon mbledhja e Komisionit Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS.

Kryetari Ervin Salianji ka lexuar një kërkesë të Ardit Muços, ish-Përgjegjës i Sektorit IT në Policinë e Shtetit, i cili pretendon që dëshmia e tij të jepet me dyer të mbyllura.

Por Salianji është shprehur se një gjë të tillë nuk e sheh të arsyeshme.

“Mbledhjet duhet të jenë të hapura. Të dhënat e shqiptarëve gjenden online, nuk besoj se ka gjë që është sekret shtetëror, se nuk kemi pasur as në të kaluarën. Përjashtim bënte një dokument i paraqitur nga ministri”, tha ai.

"Edhe me dyer të mbyllura. ato që dëgjuam ishin llahtar në raport me se sa thellë dhe rëndë ishte cenuar siguria kombëtare në raport me të dhënat e sistemit TIMS," tha Salianji.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco