Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Izolim pa autorizim! Një tjetër shkelje e Kushtetutës nga SPAK dhe GJKKO

Izolim pa autorizim! Një tjetër shkelje e Kushtetutës nga SPAK dhe GJKKO

14:04, 31/12/2023
A+ Aa A-

Nga Albana Vokshi

Neni 73, pika 2 e Kushtetutës së Shqipërisë përcakton qartë që “deputetit nuk mund t’i hiqet liria në çfarë do lloj forme, pa autorizimin e Kuvendit”.

Në kërkesën drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, SPAK ka kërkuar “zëvendësimin e masës së detyrimit personal shtrëngues për tu “paraqitur në Policinë Gjyqësore” dhe “ndalimin e daljes jashtë shtetit”, në atë të arrestit me burg/arrest shtëpie”.

Por… SPAK, pas marrjes së autorizimit nga Parlamenti për masën që kërkoi, në kërkesën drejtuar GJKKO, ka shtuar masa të tjera shtrënguese, ekstreme, atë të ndalimit të komunikimit me çdo person përveç familjarëve, praktikisht izolimit total të Sali Berishës. Për këtë masë, SPAK duhet të kishte marrë autorizim nga Kuvendi.

GJKKO kishte rastin ta rrëzonte këtë kërkesë antikushtetuese të SPAK, ta kthente për të ndjekur procedurën që Kushtetuta përcakton, pra të kërkohej autorizimi i Kuvendit. Por edhe këtë herë, zbatoi verbazi urdhrat politike, duke i marrë kompetencat që Kushtetuta i ka dhënë Parlamentit.

Praktikisht, deputetët e opozitës janë zhveshur nga imuniteti, sepse SPAK e GJKKO, me urdhra politikë, mund të heqin cdo liri të deputetit, madje dhe ta izolojë atë si në rastin e kryetarit të PD z. Sali Berisha.

Që nga fillimi i hetimit të dosjes iniciuar nga kallëzimi i bazuar në mashtrime i Taulant Ballës, çdo institucion, në çdo hap, ka shkelur në mënyrë flagrante Kushtetutën dhe ligjet e vendit:

- SPAK

- GJKKO

- Parlamenti

- Gjykata Kushtetuese

Të gjitha institucionet më të rëndësishme të vendit, që duhet të jenë garante të interesit publik, garante të mbrojtjes së të drejtave kushtetuese e lirive themelore të qytetarëve, janë keqpërdorur politikisht në mënyrë që të izolohet lideri i opozitës e të eliminohet opozita.

E nëse qytetarët nuk mbrohen nga institucioni me i lartë në një Republikë Parlamentare, pra Parlamenti, apo nga institucionet më të larta të drejtësisë, atëherë kush është garant i respektimit të Kushtetutës në një vend??

E nëse shkelen të drejtat Kushtetuese të një

deputeti, lideri të opozitës, atëherë cili qytetar i gjen këto të drejta?

E nëse Gjykata Kushtetuese shkel Kushtetutën, atëherë ku drejtohen qytetarët për të drejtat kushtetuese??

Ka vetëm një formë, ai është reagimi qytetar.

Nuk është më çështje individi apo partie politike, është çështje mbrojtje pluralizmi e demokracie!!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco