SYRI TV/ GJKKO miraton arrestin për Berishën, Çollaku: Vendim i dal nga zyra e Ramës!

14:23, 30/12/2023
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV, gazetarei Basir Çollaku foli për vendimin e  Gjykatës së Posaçme e cila vendosi arrestimin e kreut të opozitës shqiptare, Sali Berisha.

Çollaku u shpreh se ishte një vendim i pritshëm pasi është një skenar i përgatitur nga kryeministri i vendit Edi Rama.

Çollaku: Është një vendim i pritshëm sigurisht me regjisor, skenar, solist kryeministrin e vendin. Nuk ka suprizë apo befasi. Prokurorët dhe gjykatësit kanë zbatuar më së miri, porosia që u ka ardhur nga kryeministri nga kreu i mazhorancës. Kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë nën trysni dhe nën presion.

Kanë dëshmuar me këtë akt le të themi mungesë të plotë pavarësie. Ky nuk është pamundësi dijenie për prova dhe fakte. Kemi në vitin e katërt të pretenduar për hetim dhe ti shkon e merr masë arresti pa asnjë akuzë dhe pa asnjë provë të bërë publike as në seancë gjyqësore lërë më publikisht. Nuk ka asnjë lloj justifikimi tjetër thjesht se je duke zbatuar atë fletushkë të rrjedhur nga zyrat e qeverisë dhe partisë në pushtet. Nuk  mund të ketë justifikim tjetër.

Wshtë një ngritje e standardit pikërisht pas zhurmës së madhe për reformën në drejtësi ku ne mendonim apo pretendonim apo pritshmëritë e publikut janë për një drejtësi të pavarur që do të shërbejë ndryshe në raport me ligjin. Sot ky lloj vendimi tregon se vendimi nuk del më nga zyrat e gjykatës as nga zyrat e prokurorisë po nga zyrat e partisë dhe nëse marrëdhënia e jote me partinë, je shpallur armik prej saj atëherë vendimi do të dal ashtu siç ajo dëshiron dhe jo siç ligji e përcakton dhe provat e argumentojnë atë.

Është një tregues i dështimit të Reformës dhe njëkohësisht dhe identifikues sepse u bë reforma. Reforma u bë për ta kapur drejtësinë jo për ta lëshuar atë. U bë për t'i pasur duart mbi të dhe për ta urdhëruar. Nëse do të kishin një drejtësi të pavarur do të kishin tjetër sjellje, tjetër vendimmarrje për shumë e shumë çështje dhe dosje të mazhorancës dhe njerëzve të botës së krimit. Nuk e kemi sot këtë. Kemi një realitet ndryshe. Drejtësia me statistika është shumë herë më keq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco