Shehu: Shqipëria njësoj si Rusia ku izolohet lideri i opozitës! Një gjendje e tillë nuk mund e nuk do të zgjasë pa fund…

Shehu: Shqipëria njësoj si Rusia ku izolohet lideri i opozitës! Një gjendje e tillë nuk mund e nuk do të zgjasë pa fund…

13:32, 30/12/2023
A+ Aa A-

Deputeti Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me vendimin e GJKKO për të vendosur masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për kryetarin e PD, Sali Berisha.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ka krahasuar Shqipërinë me Rusinë duke thënë se janë në të njëjtin nivel ‘demokracie’.

Postimi i plotë:

Rusia dhe Shqipëria, nivel të njëjtë “demokracie”!

Rusia dhe regjimi shqiptar arrestojnë liderin e opozitës.

Kërkojnë të izolojnë liderin e opozitës.

Dhe në Shqipëri me keq akoma, pa asnjë vendim të formës së prerë, qoftë dhe formal ky!

Vetëm me akuza, që në fakt nuk janë akuza, janë vetëm supozime…

Shqipëria rreshtohet kështu me regjimet botërore ku pushteti kërkohet të mbahet me metoda represive.

Ku dhe ligjet e vendit, Kushtetuta vetë nuk respektohen.

Se për të drejtat europiane as që bëhet fjalë!

Por një gjendje e tillë nuk mund e nuk do të zgjasë pa fund…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco