Lajmi i fundit

VIDEO-PLUG/ Maloku-Qefalia si shokët ‘5D’ të Erion Veliajt

Berisha: Nuk kam asnjë lloj impresioni se ç'vendim merret nesër a pasnesër! Beteja ime është pa kthim!

Berisha: Nuk kam asnjë lloj impresioni se ç'vendim merret nesër a pasnesër! Beteja ime është pa kthim!

13:09, 29/12/2023
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha, u pyet sot nga gazetarët lidhur me vendimin që pritet të jepet nga GJKKO për masën e re të sigurisë ndaj tij, heqjen e lirisë kërkuar nga SPAK. Si e sheh ai këtë proces dhe gjithçka që po ndodh?

Berisha u përgjigj: "Cili është qëndrimi i Sali Berishës?! - Qëndrimi i Sali Berishës nga dita e parë gjer sot është vetëm një, mbrojtja e asaj që quhet shtet ligjor, por nuk ekziston.

Mbrojtja e Kushtetutës kjo absolutisht për asnjë interes personal, por për interesin e çdo qytetari që beson se mund të gëzojë lirinë vetëm me praninë e shtetit ligjor. Ndryshe ajo është iluzion dhe joreale.

Pra në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë unë nuk kam ndërhyrë në asnjë proces dhe në asnjë vendim, por vetëm kam mbrojtur ligjin dhe Kushtetutën për çdo qytetar që beson se barazia para ligjit, se zbatimi i ligjit është kushti i kushteve për të garantuar liritë e individit.

Asnjë rekomandim unë nuk u bëj avokatëve të mi. Në qoftë se ka të bëjë me qëndrime direkt të miat, ata do më pyesin. Për të tjerat, çfarë ka të bëjë me zbatimin e ligjit, legjitimitetin e procedurave gjyqësore, ata kanë autoritet të plotë të vendosin pa më pyetur fare. Ky është raporti. Ata ushtrojnë profesionin e tyre dhe duhet ta ushtrojnë atë profesion në variantin më të mirë, më dinjitoz që ata e konsiderojnë.

Unë nuk kam asnjë lloj impresioni se çfarë vendimi merret nesër apo pasnesër. Beteja ime është pa kthim. Kjo është ajo që unë kam deklaruar dhe ajo betejë do vazhdojë gjer në triumfin e plotë, rikthimin e pluralizmit politik në vendin tim."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco