Gjokutaj: Mbikëqyrja policore dhe kufizimi i lirisë së shprehjes nuk ekziston në ligj, është shpikje e SPAK

Gjokutaj: Mbikëqyrja policore dhe kufizimi i lirisë së shprehjes nuk ekziston në ligj, është shpikje e SPAK

19:06, 26/12/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Task Force në SYRI TV me moderatoren Sonila Meço ishte avokati, Genc Gjokutaj.

Gjokutaj është shprehur se kjo kërkesë e SPAK është jashtë çdo lloj logjike dhe synimi i vetëm është goditja e opozitës.

"Kërkesë që SPAK ka bërë në GjKKO dhe është pikërisht kjo kërkesë që dekripton qëllimin e ashpërsimit të masës së sigurimit dhe nuk ka të bëjë me mos paraqitjen e Berishës njëherë në dy javë por është interesi që ai të mos jetë në krye të PD.

Autorizimi i dhënën nga Kuvendi ishte realizmi i këtij skenari dhe ishte urdhër politik i prerë dhe nuk kishte të bënte me masën. Këtë skenar do të kishin zili dhe turqit dhe rusët dhe nuk mund të imagjinohet që një lider i PD ti thuhet ti mos komuniko. Mbikëqyrja policore nuk ekziston në ligj dhe është shpikje e SPAK.

As drejtësia e kohës së komunizmit nuk ka parashikuar të tilla situata që nuk janë të parashikuar në ligj. Nuk ka vend në botë që të aplikojë këtë lloj mase sigurie. "

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco