'Drama e Krishtlindjeve në Lushnjë dhe shteti ynë brekëgrisur'

'Drama e Krishtlindjeve në Lushnjë dhe shteti ynë brekëgrisur'

10:03, 26/12/2023
A+ Aa A-

Deputeti demokrat Saimir Korreshi është shprehur me dhimbje dhe revoltë lidhur me fatkeqësinë e shkaktuar nga zjarri, që goditi dhjetëra bizneseve dhe qindra familje në Lushnjë  pikërisht ditën e Krishtlindjeve. Ai ka akuzuar reagimin tejet të vonuar të shtetit për të mbrojtur qytetarët e tij.

“Drama e Krishtlindjeve në Lushnjë, fatmirësisht ishte pa viktima – shkroi ai në Fb. - Shteti tregoi edhe njëherë që është brekëgrisur.Erdhën, panë e na thanë se çdo gjë u vu nën kontroll dhe në mbrëmje u dogj gjithçka!

Një çorganizim i organizuar që na tregoi se sa në mëshirë të fatit jemi dhe se sa pak mjete ka shteti ynë për të përballuar një situatë të tillë. Nuk po flas për zjarrfikësen e Lushnjës, për pajisjet dhe makinën e saj që nuk do të fikte një kosh plehrash.

Heronj?! -  Mbrëmë kishte shumë. RENEA, që ka marrë mbi shpinë banorët në atë tym e flakë të llahtarshme; zjarrfikësit, që pavarësisht kushteve, luftuan me shpirt; banorët lushnjarë, që u solidarizuan e ndihmuan!

Shërim të shpejtë të lënduarve e kurajë për ata që humbën djersën e tyre në ditë Krishtlindjesh,” përfundoi Korreshi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco