Peka i drejtohet Vangjelit: 'Dekorove' Dumanin dy ditë pasi mori peng kolegun tonë

21:57, 21/12/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Çim Peka Live për të komentuar vendimet anti-kushtetuese të SPAK ndaj liderit të PArtisë Demokratike, Sali Berisha ishte analisti Lorenc Vangjeli.

Vangjeli është munduar të cilësoj si një person që do të futet në histori drejtuesin e SPAK, koment i cili hasi reagim të ashpër nga gazetari Peka pasi ai disa ditë më parë rrëmbeu një gazetar dhe ka tentuar të ushtroi presion ndaj ti që të tregojë burimin e informacionit.

Peka: Dy ditë pasi merr peng kolegun tënd unë nuk shkoj ta dekoroj.    

Peka: A e pyete Dumanin  se përse e ka marrë peng kolegun tënd, sepse ka reaguar çdo organizatë ndërkombëtare, a e pyete se përse e mori peng, ju shkoni dhe e dekoroni Lorenc.

Vangjeli: Ai njeri është Altin Dumani që drejton një strukturë speciale, i cili në një vend ku fjala histori ka shumë inflacion, ai tani  e ka një vend në historinë e Shqipërisë

Peka: Ai do të harrohet si të gjithë të tjerët që ishin para tij, do harrohet dhe si Arianit Çela, sepse dhe ai e ka një vend në histori., por gazetari që u mor peng prej tij nuk do të harrohet kurrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco